Fotografi dhe operatori i njohur në rrjetet sociale, Erald Halili, ka shpërndarë disa pamje të realizuara me dron të trafikut kilometrik që u krijua ditën e sotme në rrugët e malit të Dajtit, pas dyndjes së mijëra vizitorëve për të kaluar fundjavën në destinacionin piktoresk të zbardhur nga dëbora në Tiranë.

Në video, Halili informon se autokolona e krijuar nga qarkullimi i bllokuar arrinte deri në 25 kilometra.


Lajmi kryesor:

Dyndje vizitorësh në Dajt pas borës, trafiku kilometrik vazhdon edhe në mbrëmje (PAMJE ME DRON)