25 mijë kuota, Masterat, hapen
aplikimet, afat deri më 27 shtato

25 mijë kuota, Masterat, hapen<br />aplikimet, afat deri më 27 shtato
Hapen aplikimet për të gjithë të interesuarit që duan të nisin stuimet në sistemin Master. Të gjithë ata që kanë në xhep një diplomë të shkolës s ëlartë, mund të aplikojnë pranë fakulteteve përkatëse, për programet e studimit Master i Shkencave, Master Profesional dhe master part-time, pasi regjistrimet do të zhvillohen deri më datë 27 shtator 2013.

Por të gjithë të rinjtë që duan të aplikojnë për master shkencor, profesional apo part-time duhet të dorëzojnë një dosje individuale nëpër sekretaritë përkatëse.

Dosja e secilit kandidat duhet të përmbajë: një kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë dhe të listës së notave; një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasapaortë) dhe fotokopje të tyre, dy fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekësh të reja në postën shqiptare; një deklaratë me shkrim e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë, master profesional, shkencor, part-time në universitetet publike.

Ndërkohë që të gjitha fakultetet do të ngrenë nga një komision ët posaçëm, i cili do të përzgjedhë kandidatët që do të klasifikohen fitues. Udhëzimi detyron falkultete që nëse do të vendosin kritere seleksionuese, ata duhet të shpallen në vende të dukshme. Ndërkohë që sipas udhëzimit të firmosur nga ish-m inistri i Arsimit, Myqerem Tafaj, listat e fituesve do të shpallen deri në orën 16:00 të datës 5 tetor 2013. Po sipas njoftimit zyrtar, regjistrimi i aplikantëve që janë shpallur fitues do të bëhet nga data 7-11 tetor 2013.

Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova