25 ndëshkimet për thyerjen e rregullave në epidemi: Nga gjobat, bllokimi i makinave e patentës, pezullimi i biznesit deri tek përjashtimi nga tenderët 

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe konfirmuar sot të gjitha aktet normative të qeverisë, me tërësinë e masave, kufizimeve, ndalimeve dhe ndëshkimeve, për menaxhimin e epidemisë covid-19. Akti kryesor normativ është ai i datës 15 mars 2020, i cili parashikon masat kryesore ndëshkuese për individët dhe bizneset që shkelin rregullat, vendimet, urdhrat dhe udhëzimet e
nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Në vijim, në varësi të zhvillimeve të parashikuara, qeveria ka miratuar ndryshime dhe shtesa në këtë akt normativ, përmes disa akteve tjera, deri në datën 25 mars 2020. Me votim e sotëm, Kuvendi legjitimon të gjitha masat ndëshkuese të policisë gjatë epidemisë si dhe masat që do të ndërmerren deri në fund kësaj situate të jashtëzakonshme. Shqiptarja.com sjell edhe një herë në vëmendje të gjitha kufizimet dhe ndëshkimet përkatëse. 

Masat në kohën e epidemisë dhe ndëshkimet përkatëse 

1.    Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë oraret e ndalimin e qarkullimit, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente. 

2.    Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

3.    Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, dënohen me gjobë  20 000 lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

4.    Individët, të cilët, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, në oraret e ndalimin e qarkullimit, dënohen me gjobë si këmbësorët dhe u bllokohet mjeti lëvizës për tre muaj. 

5.    Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjes vetëm në fasha orare të caktuara dhe të pashoqëruar me persona të tjerë në krah, dënohen me gjobë 10 000 lekë, si dhe me mospërfitimin nga paketa financiare e solidaritetit dhe bllokim 3 (tre) muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

6.    Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, dënohet me gjobë 5 000 000 lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u mbyllet veprimtaria 6-muaj. 

7.    Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë, gjobë 5 000 000 lekë dhe iu sekuestrohet e barnat/pajisjet. Në rast përsëritjeje, ndalim aktiviteti deri në 6 muaj.

8.    Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Mosmarrja e masave dënohet me gjobë në masën 5 000 000 lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare. 

9.    Të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore, subjekte që prodhojnë barna dhe pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gadishmëri dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barna dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të nevojshme, në kuadër të përballimit të situatës së emergjencës së shkaktuar nga COVID-19. Mosmarrja e masave dënohet me gjobë në masën 5 000 000 lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare. 

10.    Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, gjobë 5 000 000 lekë dhe ndalimin e aktivitetit.

11.    Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, pa leje të posaçme, gjobë 500 000 lekë.

12.    Shtetasi, i cili hyn në territorin e Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, 700 000 lekë gjobë. 

13.    Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e  Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, 700 000 lekë gjobë.

14.    Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm; 700 000 lekë gjobë.

15.    Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm, 700 000 lekë gjobë

16.    Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë 5 000 000 lekë.  1 000 000 lekë gjobë  për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

17.    Subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat  sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, gjobë 1 000 000 lekë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

18.    Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

19.    Subjektet dhe individët që lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore etj., 1 000 000 gjobë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

20.    Organet e shërbimit postar që nuk zbatojnë masat mbrojtëse, 1 000 000 lekë gjobë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

21.    Moszbatimi i masave mbrojtëse në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, 1 000 000 lekë gjobë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

22.    Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë. 

23.    Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000  lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u mbyllet veprimtaria nga 6-muaj deri në 3 vjet. 

24.    Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë 10 000 000 lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u mbyllet veprimtaria nga 6-muaj Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

25.    Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës. Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 lekë. Në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit. Në këtë rast, personeli përkatës shëndetësor është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë 100 000 lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

Shtesat në aktin normativ

Lexoni disa shtesa në Aktin Normativ

AKTI NORMATIV- Masat e veçanta administrative

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 16/04/2020 21:38

    Kete pezullimin e patentes e kuptojme por bllokimin e makines si e shjegojne keta makina eshte prone private prone familjare dhe nga momenti qe une gjobitem makinen e shes e dhuroj ose e perdor nje pjesetar i familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja