25 pasuri përfundimisht i kalojnë shtetit, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD! Bashkëpronar edhe ligjvënësi demokrat

25 pasuri përfundimisht i kalojnë shtetit, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD! Bashkëpronar edhe ligjvënësi demokrat

Deputeti i PD Mahmutaj dhe hoteli i konfiskuar

TIRANË- 25 pasuritë e Gazmend Mahmutaj, vëllait të deputetit të Partisë Demokratike nga sot do të kalojnë përfundimisht shtetit. Apeli i GJKKO përfundimisht ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskim.

Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti. Vendimi është marrë nga treshja gjyqtare Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka.

Pasuritë e konfirmuara janë 7 apartamente, troje, pesë ndërtesa në proces legalizimi, 4 makina, si dhe pesë kompani, ku përfshihen një shtypshkronjë, hotel, studio fotografike etj. Pasuritë e konfiskuara ishin në emrin e vetë subjektit Gazment Mahmutaj, vëllait të tij Kasem Mahmutajt që është edhe deputet i PD-së dhe vëllait tjetër Behar Mahmutaj. Disa pasuri kishin kaluar edhe në emrin e kunatave.

Pasuritë e konfiskuara i kalojnë shtetit shqiptar, ndërsa sipas legjislacionit në fuqi Kasem Mahmutajt nuk i rrezikohet mandati i deputetit. Në ‘luftën’ brenda PD-së, Mahmutaj deri më tani ka qenë i rreshtuar me Lulzim Bashën, por më datë 30 prill mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Objekt i SPAK-ut ishin pasuritë e Gazment Mahmutajt, subjekt i OFL, që kërkoi justifikimin e pasurisë së tij pasi ishte dënuar me burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni nga drejtësia italine.  I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë që shkonin për në Parlamentin Europian në një konferencë për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj u paraqit në Milano me një dokument të falsifikuar me emrin Raqi Gjoni. Në fakt në delegacionin zyrtar brenda të cilit ishte ''përfshirë'' edhe Gazmend Mahmutaj, kishte edhe politikane të tjerë dhe madje edhe një gazetare. Akuza ndaj Mediut ka qene që ai, ndryshe nga të tjerët, ndërhyri për t'i kërkuar policisë italiane me çfarë akuze ai anëtar i delegacionit u ndalua. Me një vendim nga Gjykata e Lartë, Mediu u shpall i pafajshëm.

Lista e pasurive të konfiskuara Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, Behar Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2 Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 ,Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2  Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie
3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë,
me datë regjistrimi 01.11.1999.
24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me
nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 15/06/2022 12:54

    Urime SPAK! Ishalla me kembe te mbare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja