Nga hoteli me 4 yje te shtypshkronja, GJKKO konfiskon 25 pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj me kërkesë të SPAK, i kalojnë shtetit! Vëllai i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion

TIRANË- Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti. 

Pasuritë e konfirmuara janë 7 apartamente, troje, pesë ndërtesa në proces legalizimi, 4 makina, si dhe pesë kompani, ku përfshihen një shtypshkronjë, hotel, studio fotografike etj. Sipas dosjes që Report Tv disponon, pasuritë e konfirmuara ishin në emrin e vetë subjektit Gazment Mahmutaj, vëllait të tij Kasem Mahmutajt që është edhe deputet i PD-së dhe vëllait tjetër Behar Mahmutaj. Disa pasuri kishin kaluar edhe në emrin e kunatave.

Pasuritë e konfiskuara i kalojnë shtetit shqiptar, ndërsa sipas legjislacionit në fuqi Kasem Mahmutajt nuk i rrezikohet mandati i deputetit. Në ‘luftën’ brenda PD-së, Mahmutaj deri më tani ka qenë i rreshtuar me Lulzim Bashën, por më datë 30 prill mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Objekt i SPAK-ut ishin pasuritë e Gazment Mahmutajt, subjekt i OFL, që kërkoi justifikimin e pasurisë së tij pasi ishte dënuar me burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni nga drejtësia italine.  I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë që shkonin për në Parlamentin Europian në një konferencë për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj u paraqit në Milano me një dokument të falsifikuar me emrin Raqi Gjoni. Në fakt në delegacionin zyrtar brenda të cilit ishte ''përfshirë'' edhe Gazmend Mahmutaj, kishte edhe politikane të tjerë dhe madje edhe një gazetare. Akuza ndaj Mediut ka qene që ai, ndryshe nga të tjerët, ndërhyri për t'i kërkuar policisë italiane me çfarë akuze ai anëtar i delegacionit u ndalua. Me një vendim nga Gjykata e Lartë, Mediu u shpall i pafajshëm.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008, në kohën e qeverisë Berisha. Sipas mediave italiane, Gazmend Mahmutaj  kishte tetë identetitete të ndryshme, dhe cilësohej kreu i orgarnizatës kriminale me persona kryesisht nga Berati, dhe njihej si "Gazi". U deshën gati 24 vite që drejtësia të veprojë ndaj pasurive të Gazment Mahmutajt.

Lista e pasurive të konfiskuara Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, Behar Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2 Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 ,Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2  Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie
3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë,
me datë regjistrimi 01.11.1999.
24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me
nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.

1651603018_hotel.jpg

Hoteli në pronësi të Kasem Mahmutaj

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/05/2022 02:58

    Ironia ne rastin e incidentit te Malpenses qendron ne faktin se delegacioni shqiptar po shkonte ne konf.per krimin e organizuar dhe me nje kriminel te kerkuar si anetar.Po kete kush e beri anetar delegacioni?

    Përgjigju
  • Gripi: 04/05/2022 00:23

    Po Fatmir Xhafa qe e ka vellain ne burg per krim te organizuar dhe trafik droge? Dini gje per ndonje sekuestro preventive te pakten?????? Po vellai i Alibejt per grabitje me arme ne gjermani? Ahhh more SPAK qe vepron vetem me urdhra partie. O Krimi dhe korupsioni nuk duhet te kete ngjyre o mavrite e Spak qe nuk keni as bese as fe dhe as atdhe.

    Përgjigju
    • Ska kuptim: 04/05/2022 11:20

      Mahmutaj kishte shume pasuri, qe ngre dyshime te forta. Ndersa Xhafa dhe Alibeaj nuk jane si ai. S’mund ti sekuestrosh pasurine dikujt qe nuk ka fakte abuzimi thjesht se kane familjar me te shkuar problematike. Te fala Saliut.

  • Fadili: 03/05/2022 21:56

    Yxhym

    Përgjigju
  • Pensionisti: 03/05/2022 21:03

    Te gjithe politikanet ne shqiperi kane pasuri te vjedhura,,nga arka e shtetit...TI SEKUESTROHET C'DO GJE,,,DERI TEK GJLPERAT....

    Përgjigju
  • Europ: 03/05/2022 20:31

    Na mbyti Turko Fara ne Albanistan.

    Përgjigju
  • Pelioni: 03/05/2022 20:13

    Kasooooo,çqe kjo gjëmë për ty kasoooo,ti dje u gëzove se me salcën u bashkove,sot nga spaku u hidhërove,nejse mos u mërzit kasoooo,merr shëmbull nga Sala e bej ndonjë peticion kundër juri kimit se ajo me sorrosin dhe Ramën t'a ka bërë,apo e qan tek Luli apo më mirë pyet sallën se ai si babai i të keqiave është mjeshtër për këto punët e pista.Aman kaaasssooo mos u mërzit se si thotë një fjalë gëzimi e hidhërimi janë motër e vëlla ,he mor kkkaaasssooo mor kkkaaasssooo halle, halle kjo dynja,po ti do gëzohesh kur të bëhet baca krieministër se ai e ka vendos këtë punë që kur të qethen viçat ai do jetë krieministër dhe hatere t'a marë vesh Amerika,sorrosi , juri, Rama e spaku ku do përfundojnë nga çifti sssaaallliii-kkkaaasssooo.

    Përgjigju
    • Berati: 03/05/2022 20:39

      Hahaha

  • Petriti: 03/05/2022 17:28

    Ore Kasem vellai,prandaj u rreshtove me kryebosin e krimeve ti,meqenese Mediu yt eshte me breket neper kembe? Po dhe Baca Sali eshte me keq akoma or derezi se Mediu dhe e ka fatin me te zi se ai,apo ci .i t'emen,gjysma e mijes 500 eshte, i mbyturi pas fijeve te flokut mbahet.Beji miku im ,beji shoqeri Palok-k.rit e Vokshit se ne nje varke jini.C'te besh,keshtue [paska jeta!Tani dy gjera ka ketu: -ose Baca pavaresisht se i shkove pas si ogic t'a beri me hile dhe s'e mbajti fjalen qe te nderhyje tek Kraja,ose Kraja ne kete rast nuk e ka degjuar Bacen! Te shohim me vone se si do ecin punet,sepse Baca ,pervec krimeve si mullar e topa topa ka shume me teper pasuri se vellai yt apo se te gjithe kriminelet e tjere brenda shqiperise te marre se bashku,keshtuqe ne raport me te ti je nje peshe e lehte,kurse Ai eshte peshe super e rende,qe nuk ma ha mendja qe SPAKU ta ngreje dot!Ciao Kaso!SPAKU po s'u muarr me ate ka bere nje vere ne uje dhe ti pak me vone do i marresh prapa pasurite,se nuk do jesh i vetmi!

    Përgjigju
  • Ervi: 03/05/2022 17:03

    Bravo Spak

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles: 03/05/2022 16:15

    Direktive urgjente nga shtabi ne Athine: Versuluni, sklleverit e mi, me komente negative ne cdo portal se per ndryshe do u’a nderpres supen dhe pensionin e pleqve! Mos i lejoni turkoshqiptaret te gezohen nga ky lajm. Sulmoni reformen ne drejtesi me cdo menyre! Ushqeni pesimizmin!

    Përgjigju
    • Kryesupaxhiu shqipfoles: 03/05/2022 17:59

      U merzite ti malaga pse une ironizoj supaxhinjt shqipfoles qe perhapin helm me komente ne portale lajmesh? Bej pak pushim… ha dy lug sup, dhe vazhdo perseri kur te ndihesh me i qete. Skuth!

    • Sunit hesapi: 03/05/2022 17:41

      Ik ore sunit barbare arab se qelbe dynjane,un prinderit i kam myslymon por kurre se pranoj nje fe barbare arabe ptuuuuuuuu ptuuuuuuuu gjakprishur arab

  • Loni: 03/05/2022 16:11

    Goditje politike per shkak se eshte pozicionuar me Berishen dhe kunder Bashes.

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 03/05/2022 21:28

      O Loni! Di gjë ku i shiti agregatët që prodhonin kallash e armë të tjera bashkë me Medi çamin Kasua? Me putanat e vllait nuk bëhet gjithë ajo pasuri byrazer xhani.

    • Biku: 03/05/2022 16:37

      Po shko or loni se e di nje berat i tere se kush jane keta

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja