Kreu i PD Lulzim Basha mblodhi këtë të diel, për herë të tretë drejtuesit e 12 qarqeve për një bilanc të porosive të dhëna në mbledhjen e parë, për fushatën derë më derë, ku demokratët duhet të dëgjojnë problemet e qytetarëve, të prezantojnë programin e PD dhe të identifikojnë votuesit.
Burime nga mbledhja thanë për Report Tv se sot u diskutua axhenda e takimeve të fazës së parë të fushatës e cila do të vijojë deri më 5 mars. Takimet do të intensifikohen dhe cdo ditë, drejtuesit politikë duhet të zhvillojnë shumë takime brenda ditës.
Pas 5 marsit, PD do të nisë fazën e dytë të takimeve, ku do drejtuesit politikë do të shoqërohen nga kandidatët për deputetë, në takimet elektorale për të ofruar zgjidhjen e PD për problemet e qytetarëve.
Ndërkohë Basha vijon dhe punën për të arritur zyrtarisht marrëveshjen me partitë aleatët mbi përzgjedhjen e kandidatëve për t'u futur në lista të përbashkëta.
Mes kryedemokratit dhe Fatmir Mediut është arritur një marrëveshje në parim por po vijojnë bisedimet për përcaktimin e kandidatëve në lista.
Me ngeli pak qejfi nuk mblodhi kete temin Basha.
PërgjigjuMos u merzit se dhe kete timin nuk e mblodhi