Negociatat drejt fundit, Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD duhet të përfshijë idetë e partive të tjera! Kontribut dhe në zona ku s’pretendojmë kandidatë

Negociatat drejt fundit, Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD duhet të përfshijë idetë e partive të tjera! Kontribut dhe në zona ku s’pretendojmë kandidatë

Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kreu i PR Fatmir Mediu kanë zhvilluar një takim në selinë e PD, ndërsa bëhet me dije se mes tyre është arritur konsensusi për të dalë me listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk është rakorduar ende është se ku do të kandidojnë republikanët.

Në fund të takimit Mediu është shprehur optimist, por nuk ka bërë të qartë nëse është arritur pakti me kryedemokratin për zonat ku do të kandidojnë republikanët. Ndërkaq ai tha se programi elektoral i PD është i plotë por duhet të merren parasysh dhe propozimet e partive të tjera.

Ndërsa u pyet se sa është numri i kandidatëve që ai kërkon që të jenë në listën fituese, u shpreh se “Ka një analizë të thjeshtë bazuar te referenca e votave të marra në zgjedhjet e mëparshme ose të fundit".

24 shkurti është afati i fundit kur opozita e bashkuar duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e partive që do të përbëjnë koalicionin opozitar. Kurse data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq sot Basha ka takuar dhe aleatin tjetër Shpëtim Idrizin me të cilët nuk ka arritur një marrëveshje për sa i përket koalicioneve.

Në parim, palët kanë një dakordësi për të shkuar me një listë të përbashkët, por ende nuk kanë dakordësuar se sa përfaqësues të partive të vogla do futen në listat e PD, në cilat qarqe dhe në cilën renditje të listës.

Mirëpo kujtojmë se Mediu ka qenë më i "vështiri" mga aleatët pasi këmbëngul që Basha duhet të respektojë peshën elektorale të PR-së në zgjedhjet e kaluara, e nuk kërkon vetëm një mandat.

Nga ana tjetër Basha i ka mbyllur marrëveshjet me disa nga aleatët e tjerë duke u premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit dhe Shpëtim Idrizit në Tiranë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:44
Mediu optimist pas takimit me Bashën: Votat e PR dhe të partive të tjera të rëndësishme! Do kontribuojmë dhe në zona ku s’pretendojmë për kandidatë (VIDEO)

Kreu i PR Fatmir Mediu ka folur pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha. Ai është shprehur optimist pas këtij takimi por nuk ka bërë të qartë zonat në të cilat do të kandidojnë republikanët.

Ai ka thënë se programi elektoral i PD i plotë por duhet të merren parasysh dhe propozimet e partive të tjera.

“Ka një analizë të thjeshtë se sa mandate i  takojnë pd dhe pr. Ajo që dua të them pavarësisht se kush  është emri i personit Pr do jetë kontributore për të marrë vota në kukës dhe dibër dhe në zona të tjera që skemi pretendime për kandidatë.

Programi i Pd është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve.

Ne mund të bëjmë të mundur të fillojmë të hapim negociatat sa më shpejtë, siç e tha dhe Basha në Koroaci dhe Slloveni”, tha ai.

Ora 14:13
5 ditë nga afati kur duhet të regjistrohen si koalicion në KQZ, Basha pret Idrizin në seli, pasdite takim edhe me Mediun

TIRANË- Data 6 mars është edhe afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë, por përpara këtij afati, më 24 shkurt, opozita e bashkuar duhet të 'kristalizojë' vendimin për koalicionin dhe të paraqesë në KQZ listën me emrat e partive që do të përbëjnë koalicionin opozitar. 

Për këtë arsye, kryedemokrati Lulzim Basha ka intesifikuar takmet me 2 aleatët e tij të cilët nuk ka arritur një marrëveshje, Shpëtim Idrizin dhe Fatmir Mediun.

Në parim, palët kanë një dakordësi për të shkuar me një listë të përbashkët, por ende nuk kanë dakordësuar se sa përfaqësues të partive të vogla do futen në listat e PD, në cilat qarqe dhe në cilën renditje të listës. Report Tv mëson se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me Bashën. Takimi është zhvilluar në selinë blu, teksa Idrizi i ka paraqitur listën e emrave të personave që do ta përfaqësojnë forcën e tij politike më 25 prill.

Më pas, gjatë pasdites pritet që të shkojë në seli edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i cili ka qenë më "i vështiri" për t'u bindur nga Basha për mënyrën se si do dalin në 25 prill. Kjo sepse, Mediu këmbëngul që Basha duhet të respektojë peshën elektorale të PR-së në zgjedhjet e kaluara, e nuk kërkon vetëm një mandat.

Ende pa një vendim zyrtar, se në cilin qark do të garojë, është edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cli po ashtu si aleatët e tjerë do të futet në listat e PD. Ai pretendon Vlorës ose Korçën.

Nga ana tjetër Basha i ka mbyllur marrëveshjet me disa nga aleatët e tjerë duke u premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit dhe Shpëtim Idrizit në Tiranë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 20/02/2021 11:52

    PD-ja nuk del dot nga qerthulli i inkriminimit,,,,sepse eshte e tille qe ne ngjizje.Kishte shans ,duke e sikterisur medi-gerdecin,te jepte nje sinjal ndryshimi. Por,jo,eshte e prangosur ne krimet dhe antishqiptarizmin e vet ekzemplar,e nuk i ka mbet tjeter alternative .

    Përgjigju
  • Loni: 20/02/2021 09:42

    Me gjithe ato firma qe ke hedhur per kelyshet e Berishes pak te kane dhene. Kryetar te Pd te te bejne o byrazer

    Përgjigju
  • Endri: 20/02/2021 08:06

    A te lumte Lyl qe i mban gjalle keta parazite politike. Njesoj jeni ne fakt, plehra te gjithe si koalicion

    Përgjigju
  • Iris: 20/02/2021 01:41

    Mire Basha ndoshta te ka premtuar dicka,po t'i me cfare ke premtuar t'ia shperblesh marreveshjen parazgjedhore,me ndonje Gerdec e /Partizan/ te dyte ??

    Përgjigju
  • Basha: 19/02/2021 21:45

    O pika tu bjere o te dhjere,qe keni 30 vjet qe nuk u ngopet duke i vjedhur,vrare e genjyer shqiptaret. Fatja dhe Lyli kane te njejten rruge qe kane pershkruar ne politike. Ca pret nga i biri i faturines se trenit, e kishte enderr qe ne vogeli qe te behej i madh,se prinderit i kishte mere-mere.

    Përgjigju
  • XXXX: 19/02/2021 19:08

    Ndaj ska per te ardh kurre PD ne pushtet, sepse nuk ndahet dot nga kto fytyrat e poshtra te se shkuares qe populli nuk i honeps dot.

    Përgjigju
  • sali: 19/02/2021 18:02

    Ja dhe k y problem u zgjidh per te miren e shqiperise,Do na zgjidhet prape Mediu kongresmen

    Përgjigju
    • Hihihi: 19/02/2021 21:18

      Mos iken per lesh si miku vet Engeli

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi