Në emisionin “Pa protokoll” në Report Tv po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa ka pasur debate mes Kryetares së Komisionit të Sigurisë në PS Ermonela Felajt dhe ish-deputetit të PD Flamur Nokës lidhur me mënyrën si kanë qeverisur këto parti në kohë të ndryshme.

Felaj tha se PS i ka mbajtur premtimet ndërsa u ndal këtu te vendet e punës duke thënë se janë punësuar 700 mijë persona me procesin e rindëtimit, pavarësisht se shumë janë larguar si pasojë e krizës së krijuar prej pandemisë. Këtu Felaj ka shtuar se distancimi nga LSI erdhi pasi  gjatë kohës që ishin bashkë nuk bënë dot atë që u premtuan shqiptarëve.

“300 mijë vende pune është mbajtur si premtim. 700 mijë persona të larguar nga puna si pasojë e pandemisë, janë rikthyer në punë me rindërtimin. Ne kemi rritur pagat dhe pensionet. Në ndryshim nga PD  që në 8 vite sbëri asgjë, ne kemi bërë gjithçka ndryshe. Ekspertët e FMN këshilluan të uleshin pensionet dhe pagat që të balancohej kuadri makro ekonomik.

Në zgjedhjet e 2017 ne kërkuam të ishim të vetëm në qeverisje. Kuptohet qartësisht se ne përgjatë viteve të qenit në koalicion me lsi patëm rezervat tona sepse smundëm të realizonim gjithçka që u thanë shqiptarëve. Shqiptarët janë më të zgjuar se unë dhe zoti ndoka dhe na e dhanë këtë besim”, tha ajo.

Nga ana tjetër Noka ka deklaruar se PS nuk i ka mbajtrur premtimet, duke thënë se kanë përzënë shumë shqiptarë nga vendi, të cilët sipas tij janë punësuar jashtë dhe jo në vendin tonë.

“Rilindja del me 2 pasaporta, një fallso dhe një të vërtetë. Është si trafikantët e drogës. Del me pasaportën fallso. Dalin me realizime imagjinare. Kanë premtuar 300 mijë vende pune dhe kanë dështuar. Tani na del se kanë  realizuar 228 mijë. Kanë mundësuar punësimin e shqiptarëve por në evropë duke i përzënë. Po të ishte realizuar kjo sdo kishin ikur kaq shumë shqiptarë. Për rilindjen shqipëria është parajsë. Kanë shkatërruar vendin. Sa ishte borxhi publik kur morët pushtetin. 65% e GDPS është dorëzuar kur kaluam në opozitë. Sot është 97%. Sa janë shpenzuar për rrugë”, tha Noka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Felaj në 'Pa Protokoll': Kemi kapacitetet spitalore për pacientët me COVID! Noka: Kur i keni kushtet, pse zyrtarët tuaj zgjodhën të trajtohen jashtë shtetit?

Menaxhimi i pandemisë si dhe kushtet e shërbimeve në spitalet shqiptare kanë hapur debat në emisionin 'Pa Protokoll' mbrëmjen e sotme mes të ftuarve. Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ngre problematikën e mungesës së kushteve spitalore ndërsa thotë se qeveria nuk ka marrë masa.

Ndërsa deputetja e PS-së, Ermonela Felaj thotë se sistemi shëndetësor shqiptar i ka të gjitha kapacitetet për ofrimin e shërbimit tek pacientët.

Noka është shprehur se nëse Shqipëria ka kapacitete spitalore, pse zyrtarët e qeverisë zgjodhën që të trajtohen jashtë shtetit kur u infektuan me COVID.

Pjesë nga debati:

Noka: Mos u mburr me orarin që punojnë 8 orë apo 10 orë, por me kushtet që u ke krijuar mjekëve. Ku e keni shëndetësinë falas.

Felaj: Të zgjedhin shërbimin shtetëror apo atë privat, kjo flet për mirëqënien e tyre. Nëse e kanë mundësinë që t'i drejtohen shërbimit privat, ju siguroj që janë mirë ekonomikisht. Ndryshe nuk do i drejtoheshin.

Noka: Nëse shqiptarët nuk do i drejtoheshin spitaleve në Turqi, Itali apo Gjermani do e pranonim. Pse ju zyrtarët ja mbathët jashtë shtetit për vete dhe i latë shqiptarët në këto kushte katastrofike.

Felaj: Kur u shpall pandemia në fillim të vitit të kaluara, ishin vetëm disa qindra teste që bëheshin. Nëse në mars, kjo histori na dukej e largët, kjo histori erdhi në Shqipëri. Sot bëjmë disa mijëra teste, teste të shpejta që bëhen në qendrat shëndetësore.

Noka: Mos bëni dokra me këtë.

Felaj: Ne kemi dedikuar shumë spitale COVID. Kemi bërë paktin me vendet e BE për sigurimin e vaksinës. Kemi vaksinuar pjesën më të madhe nga personeli shëndetësor. Të dielën fillojmë vaksinimin e kategorisë së 80 vjeçarëve. Ishim të parët në Ballkan që filluam vaksinimin. Ne kemi mundur që të shpëtojnë jetën.

Noka: Shqiptarët janë përballur me spitalet, dhe janë të tmerruar. Kontributi i mjekëve i takon atyre jo qeverisë. Qeveria duhet të përgjigjet për kushtet që u ka krijuar personelit shëndetësor.