25 prilli, Xhafaj: Jam pjesë e betejës së PS, e vetmja alternativë e mirë qeverisëse (VIDEO)

Fatmir Xhafaj thotë se ngjarjet e tensionit që kanë ndodhur ditëve të fundit i kanë konfirmuar shqiptarëve se PS është e vetmja alternativë e mirë qeverisëse. Ai garantoi se ka bërë gjithçka që PS të fitojë.

"Unë jam pjesë e ekipit të PS dhe jam pjesë e betejës që po bën Partia Socialiste. Dëshiroj dhe punoj çdo ditë për fitoren e PS me bindjen e plotë se është alternativa më e mirë qeverisëse. Dhe ngjarjet e fundit e kanë konfirmuar këtë, dhe e kanë bërë më të lehtë zgjedhjen e qytetarëve në këtë garë. Unë besoj se e kanë më të lehtë të zgjedhin atë forcë politike që i garanton qetësi, zhvillim dhe shikim nga e ardhmja, gjë që e garanton Partia Socialiste. Ka një kombinim të shkëlqyer të eksperiencës dhe të energjive", tha ai.


Lajmi kryesor:

I renditur i 23-ti, Fatmir Xhafaj në Report Tv: 100% e sigurt që do jem në Kuvend pas 25 prillit! Vrasja në Elbasan tregon mendësinë e PD, Basha dhe Bardhi të mbajnë përgjegjësi ligjore


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq