I renditur i 23-ti, Fatmir Xhafaj në Report Tv: 100% e sigurt që do jem në Kuvend pas 25 prillit! Vrasja në Elbasan tregon mendësinë e PD, Basha dhe Bardhi të mbajnë përgjegjësi ligjore

Deputeti Fatmir Xhafaj i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë, i konsideruar si një vend i pasigurtë, ka deklaruar në "Shtypi i ditës dhe ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu se shanset që të jetë sërish në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit janë 100%.

“Besoj që janë 100% shanset që të jem sërish në Kuvend. Besoj dhe kjo është një ndjesi që rrjedh nga ajo që kam parë gjatë gjithë këtij procesi dhe nga komunikimet e jashtëzakonshme në Tiranë. Çfarë unë kam marrë prej tyre, jam shumë i kënaqur nga mbështetja që kam marrë, është një përgjegjësi e re në shumë rrethana. Dua ti falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë garantuar se pasnesër ata do votojnë për PS dhe kanë vendosur të më besojnë duke më votuar në listën e PS numrin 23 të saj”, tha Xhafaj.

Në Tiranë PS sipas Xhafajt do të fitojë 19 mandate dhe mund të marrë rezultate më të mira se në 2017. Këtu shtoi se PS duhet të votohet për reformat e mëdha shtetformuese që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe që janë ende në zvillim dhe që sipas tij kanë nevojë për vizionin e saj që të shkojnë deri në fund.

“Qëllimi kryesor është vota për nr 12 për PS, ne shpresojmë fort që do kemi një rezultat shumë të mirë. Do marrim një rezultat shumë më të mirë ndoshta se viti 2017. Besoj  që ne marrim rreth 19 mandate në Tiranë. S'janë vetëm çështje shifrash dhe sondazhi por edhe njësie, si jemi pritur nga njerëzit mrrëdhënia që kemi ndërtuar. Janë një sërë faktorësh edhe emocionalë. Nuk është çështje mandatesh por çështje qeverisje. Janë reforma që do ia ndryshojnë faqen vendit, unë besoj se PS ka dëshmuar fort jo vetëm përmes një sërë rezultatesh konkrete por mbi të gjitha për ato reformat e mëdha shtetformuese që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe që janë ende në zvillim dhe që kanë nevojë për vizionin e PS që të shkojnë deri në fund. Marrim reformën në drejtësi që është një nga luftërat e PS e cila e ka kthyer atë projekt në një realietet konkret dhe ka ende nevojë për ta çuar deri në fund”, shtoi Xhafaj.

I pyetur lidhur me sjelljen e opozitës në këtë fushatë Xhafaj tha se kemi një opozitë që nuk ka mësuar nga e djeshmja e saj dhe ka të njëjtën mendësi të vjetër. Ngjarja e fundit në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qark Gazmend Bardhi, për Xhafajn është një tregues i mendësisë së lidershipit të PD. Duke thënë se ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele dhe një shtet paralel është e dënueshme, Xhafaj shtoi se përpos të përfshirëve në vrasje, duhet të ndëshkohen edhe ideatorët e kësaj strekture të armatosur për mbrojtjen e votës cilët sipas tij janë kreu i PD Lulzim Basha dhe Bardhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:14
Ngjarja në Elbasan, Xhafaj: Tregues i mendësisë së lidershipit të PD, vijon qasjen e vjetër! Të marrin përgjegjësi ideatorët, Basha dhe Bardhi! Vendi pa president (VIDEO)

Kandidati i PS në Tiranë Fatmir Xhafaj ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qark Gazmend Bardhi. Sipas tij ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele dhe një shtet paralel është e dënueshme dhe haptas në kundërshtim me kushtetutën.

Nëse Xhafaj do të ishte në vend të prokurorëve tha se do tu jepja përgjegjësinë penale të përfshirëve, por sdo linte pa përgjegjësi edhe njerëzit që e kanë ideuar, duke përmendur këtu kreun e PD Lulzim Bashën dhe Bardhin.

“Së pari aktualisht skemi president dhe kjo duhet pranuar është e tepërt të flasësh për rolin e presidentit por për rolin e ilir metës, sepse nuk është duke u sjellë si president. Ai e ka deformuar këtë qasje dhe përgjegjësi dhe është në tejkalim të të gjithë kufijve të përgjegjësisë së tij kushtetuese, është e kotë të flasim sot për një president republike se kemi një të tillë. Për PD më vjen keq edhe për shkak të karrierës së gjatë që kanë në politike, por edhe si  e shoh unë. Nëse mungon një krah i rëndësishëm siç është opozita i bën një dëm të madh demokracisë. Ne kemi një opozitë destruktive që për fat të keq ska mësuar gjë nga e djeshmja e saj dhe që ka ende një qasje të vjetër pavarësisht kostumeve që përpiqet të veshë. Ngjarja në Elbasan është treguesi më kuptimplotë i kësaj mendësie që zotëron në  në lidershipis e opozitës posaçërisht të PD. Ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele dhe një shtet paralel është e dënueshme dhe haptas në kundërshtim me kushtetutën.

Nëse do isha në vend të prokurorëve do jepja përgjegjësinë penale personat, por sdo lija pa përpgjegjësi edhe njerëzit që e kanë ideuar. Në mënyrë të veccantë me sa kam parë unë Bashën dhedrejtuesine caktuar prej tij në Elbasan Gazmend Bardhi”, shtoi ai.

Ora 08:02
25 prilli, Xhafaj: Jam pjesë e betejës së PS, e vetmja alternativë e mirë qeverisëse (VIDEO)

Fatmir Xhafaj thotë se ngjarjet e tensionit që kanë ndodhur ditëve të fundit i kanë konfirmuar shqiptarëve se PS është e vetmja alternativë e mirë qeverisëse. Ai garantoi se ka bërë gjithçka që PS të fitojë.

"Unë jam pjesë e ekipit të PS dhe jam pjesë e betejës që po bën Partia Socialiste. Dëshiroj dhe punoj çdo ditë për fitoren e PS me bindjen e plotë se është alternativa më e mirë qeverisëse. Dhe ngjarjet e fundit e kanë konfirmuar këtë, dhe e kanë bërë më të lehtë zgjedhjen e qytetarëve në këtë garë. Unë besoj se e kanë më të lehtë të zgjedhin atë forcë politike që i garanton qetësi, zhvillim dhe shikim nga e ardhmja, gjë që e garanton Partia Socialiste. Ka një kombinim të shkëlqyer të eksperiencës dhe të energjive", tha ai.

Ora 07:56
Xhafaj: E vërtetë që sulmet e opozitës kanë krijuar një perceptim mosbesimi nga disa te reforma në drejtësi, por është themelore për fatet e vendit (VIDEO)

Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë një prej personazheve kryesorë të ndërtimit dhe implementimit të reformës në drejtësi në intervistën e dhënë në Report Tv mëngjesin e sotëm se agresiviteti dhe sulmet e opozitës kanë krijuar një lloj perceptimi mosbesimit të reforma në drejtësi. 

"Absolutisht po që duhet të kenë besim, reforma në drejtësi është themelore për fatet e vendit.  Opozita ka qenë agresive dhe ka bërë të gjithë përpjekjet për ta penguar ecjen e reformimit të drejtësisë. Dhe ka një perceptim tek disa se është e kapur. Por ky është një perceptim i gabuar.  Nëse deri dje bëheshin me pëlqimin e politikës, sot institucionet e drejtësisë janë tërësisht të pavarura nga politika. Dihet që një prokuror të bënte karrierë do të duhej të kalonte nga politika, po kështu edhe nga gjyqësori. Sot prokurorët kanë një pavarësi të plotë në hetimin e veprave penale.  Jemi duke e pastruar sistemin. Aktualisht bashkëjetojnë edhe e reja dhe e vjetra në sistem. Zëvendësimi direkt do të krijojnë shumë probleme", tha Xhafaj. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 23/04/2021 20:17

    I vendosur ta votoj Fatmirin. Ne se do te zgjidhet deputet Fatmiri, do te jete nje ze i lire, i besueshem dhe kompetent ne Kuvend, ku ka shume nevoje per oponencen e tij ne komisionet e kuvendit dhe ne vendimmarrje. Nje filozof i lashtesise i thoshte nxenesit te vet:Me kundershto nje here qe ta kuptoj se jemi dy. Keshtu dhe raportet e tij me Edin besoj se do te jene shume dinamike, komplementare e krijuese ne te mire Kauzes socialiste.

    Përgjigju
  • Ela: 23/04/2021 08:48

    Patjeter,pse jo tre veta socialioste te mirfillt jeni,Ju,Pandeli Majko, dhe Erjon Brace suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë