25 shtator-11 tetor, PD votime në bazë për kandidatët, Tirana ende pa datë! Pas anëtarësisë fjalën e fundit e thotë kryesia

Nga 25 shtatori deri më 11 tetor, anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë listën me rreth 300 kandidatë kandidatëve për deputetë që kaluan fazën e dytë të përzgjedhjes nga komisioni i vlerësimit në PD.

Më shumë se 3000 kandidatë kaluan në filtrat e komisionit të vlerësimit, ardhur si propozime nga baza, por tashmë është në dorën e anëtarësisë për të votuar brenda 15 ditëve listën e kandidatëve për miratim, të hartuar në nivel dege, grup degësh apo qarku.

Report Tv ka siguruar dokumentin që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar degëve të Partisë Demokratike në qarqe ku thuhet se anëtarësia duhet të njihet me listën jo më vonë se 24 orë përpara votimit të kandidatëve të preferuar.

Përpara këtij procesi, kandidatët duhet të nënshkruajë një deklaratë personale ku marrin përsipër përgjegjësinë që të mos përfshihen në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë të ndershme dhe të barabartë brenda partisë.

I pari qark që do të finalizojë procesin e votimit të emrave që do të përbëjnë listën përfundimtare të kandidatëve me të cilët Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje është Kukësi, qark në të cilin procesi i votimit do të zhvillohet më 25 shtator.

Në Dibër procesi i votimit do të zhvillohet në datën 26 shtator, më 28 në Gjirokastër, 30 në Shkodër ndërsa më 1 tetor do të jetë anëtarësia e Lezhës që do të japë verdiktin final për emrat me të cilët dëshiron të konkurrojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në udhëzimin e siguruar nga ReportTv sqarohet edhe formula me të cilën do të votojë anëtarësia e çdo dege të demokratëve. Secili anëtar ka të drejtën të kundërshtojë jo më shumë se 20% të emrave në listën e dërguar për votim. Ata kandidatë që do të marrin më shumë se 20% vota kundër do të humbin të drejtën për të qenë pjesë e listës finale të kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.

Me gjithë hallkat që duhet të kalojnë kandidatët, vulën do e vendosë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të bëjë miratimin final të emrave me të cilët selia blu do të shkojë në zgjedhje. Automatikisht, pa asnjë filtër vlerësimi, kalojnë si kandidatë kryetari, nënkryetarët, ish-kryeministrat ndër vite dhe ish-krerët e shtetit.

Udhezimi i PD per votimin e anetaresise

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille