TIRANË - Me mbështetjen e Ambasadës italianë në  vendin tonë është çelur në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita e titulluar "25 vjet më pas".
Piktorët Avni Delvina dhe Niko Dhala, në këtë ekspozitë u prezantuan 60 piktura të si punime në grafikë, në akuarel, montazhe fotografike, por edhe vizatime.
Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishin Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, Ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffmann, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi dhe të tjerë artistë e artdashës të njohur shqiptarë.
Foto nga çela e ekspozës së piktoreve Avni Delvina dhe Niko Dhales
Ceremoninë e çeli drejtori i Muzeut Historik Kombëtar  Labi, i cili falenderoi dy artistët Delvina dhe Dhales që zgjodhën Muzeun Historik Kombëtar për ekspozimin e pikturave me vlerë të madhe për artin shqiptar.
Këtë ceremoni e përshëndeti dhe ambasadori Gaiani, i cili shprehu kënaqësinë që ishtë i pranishëm në këtë ceremoni dhe që të dy artistët kanë lëvruar artin e tyre edhe në Itali.
Ekspozita "25 vjet më pas", do të qëndrojë e hapur deri më datë 01 Mars 2015 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. /ATSH/