Kreu i PD Lulzim Basha përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë shqiptarët duhet të jenë akoma më shumë të bashkuar dhe të shohin përpara, në krah të aleatëve perëndimorë.
"Sonte njëzet e pesë vjet më parë, NATO nisi fushatën e bombardimeve për të ndalur genocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë. Pas shterimit të çdo mundësie diplomatike, për t'i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit, ndërhyrja ushtarake ishte opsioni i fundit për të ndalur masakrat mbi civilët e pafajshëm.
Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra mijë civilë të pafajshëm, përfshirë mijëra fëmijë, që u vranë, mijëra të tjerë që ende sot nuk kanë varr, viktima të dhunës çnjerëzore të regjimit vrastar të Millosheviçit. Çfarë ndodhi 25 vjet më parë qëndron para çdokujt sot si mësim se historia nuk mund të rishkruhet. Nostalgjikët e Millosheviçit vazhdojnë të përkundin ambicie të së shkuarës siç tregoi sulmi terrorist i 24 shtatorit në Bajnskë. Por fatmirësisht sot në Kosovë është NATO, janë miqtë dhe partnerët jetikë të shqiptarëve. Mirënjohje përjetë SHBA, Britanisë së Madhe dhe aleatëve tanë në NATO për përkrahjen e paçmim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me vetëdije për të shkuarën, Kosova dhe shqiptarët kudo ku janë, bashkë me aleatët dhe partnerët tanë me në krye SHBA, duhet të mos kursejmë asgjë për të ndërtuar të ardhmen."
Lajmi kryesor:
Sot 25 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Osmani homazhe për ushtarët! Begaj: Shpëtuan Kosovën, kujtojmë luftën heroike të UÇK
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3988
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!
25 Dhjetor, 15:38
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52