Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti përcolli në emër të qeverisë së Kosovës mesazhin e urimit për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA.
Në mesazhin e tij Kurti i lidh vlerat historike në demokraci të SHBA me kontributin e tyre në pavarësinë e SHBA.
“Ne nderojmë vendin, kontributi i të cilit në pavarësinë tonë dhe në luftën tonë për “të drejtat e patjetërsueshme” është gërshetuar aq thellë në historinë tonë, sa që aspiratat për lirinë njerëzore të shprehura nga Shtetet e Bashkuara janë bërë edhe aspiratat tona” thotë Kurti në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social x, të cilit i ka bashkëngjitur godinën e qeverisë në Prishtinë ku dje ishte projektuar flamuri amerikan.
Komente










