Qindra qytetarë dhe përfaqësues institucionesh janë mbledhur në qendër të qytetit të Lezhës për të bërë homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës pas dhunës që dyshohet se kishte ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti.
Të pranishmit kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur buqeta me lule pranë fotos së të resë nga Shëngjini, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e saj.
Ngjarja ndodhi fill pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas në 8 Mars, çka tregon edhe njëherë nëpërkëmbjen e të drejtave të gra vajzave dhe grave në Shqipëri.
Ndërkohë partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili dyshohet se ishte shkaktari i vetëvrasjes, është ende në kërkim nga Policia, nën dyshimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë, ku mund të ketë pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë.
Burime nga hetimi thonë se në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa në banesë është gjetur edhe një letër që e reja u kishte lënë prindërve.
Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në vdekjen e saj.
Lajm në përditësim...
--------------------------------------------------------------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
E afërmja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës me fotoksinë pas dhunës që dyshohet se kishte ushtruar ish-bashkëshorti i saj, ka zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes, teksa mori pjesë në homazhet e zhvilluara në kujtim të së resë në Lezhë.
Ajo zbuloi se Xhuana pasi ishte ankuar te familja e saj gjatë kohës që kishte qenë e martuar me Eraldo Fizin, këta të fundit kishin shkuar të familja e djalit dhe e kishin marrë vajzën, duke mos e lejuar që të jetonte më në familjen e bashkëshortit.
Më pas sipas saj, Xhuana shkoi në Tiranë për të filluar një jetë të re dhe një ditë pas ngjarjes së rëndë kishte planifikuar që të fillonte punë.
E afërmja e Xhuanës nuk dha të tjera detaje mbi ngjarjen, por u bëri thirrje vajzave dhe grave që të reagojnë ndaj dhunës së ushtruar ndaj tyre.
“Baba i saj është djali i axhës tem. Nuk jam e autorizuar me fol gjë dhe nuk kam çfarë të them. Kjo është një nga viktimat që ndodhin shpesh herë këtu. Na ka rënë si bombë. Nuk ka shprehur shqetësime. Menduam se ajo mos kishte kaluar në depresion meqë kishte 3 muaj që ishte ndarë prej tij, menduam shumë gjëra. Por nuk ishte asnjë nga ato. Kjo na vjen keq.
Nga i ka ardhur rrethana, si i ka ardhur. Ajo ka jetuar me shoqe atje. Kur ka shprehur shqetësime te familja e vet ajo, familja ka shkuar në famijen e tyre dhe e kanë marrë vajzën. I kanë thënë ‘për këto arsye do ta marrim vajzën’ dhe ata nuk kanë kundërshtuar.
Pastaj më mbrapa shkoi në Tiranë për të jetuar aty. Një ditë më pas do të fillonte punë. Po e shikonte me një këndvështrim tjetër jetën. Kam 1 mijë mesazhe për gratë dhe vajzat, që të mos heshtin, por të flasin. Ka ndryshuar ajo kohë, tani janë të lira”, tha e afërmja e Xhuanës.
----------------------------------------------------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









Ngushéllime ! Politika ne Shqipëri po e demoralizon brezin e ri me nje inflation te tmerrshem!
Përgjigju