Ndërsa Ana Dyrmishi po transferohej drejt Turqisë për të vijuar trajtimin e specializuar pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në hotelin "Brooklyn" në Vlorë, zv.kryeministrja Albana Koçiu përcolli një mesazh mbështetjeje për 25-vjeçaren, duke garantuar se qeveria shqiptare do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Koçiu tha se institucionet janë angazhuar që në momentet e para për t'i garantuar Anës ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit në QSUT, u bë i mundur transferimi i saj në një spital të specializuar në Turqi në bashkëpunim me autoritetet turke.

"Pas zjarrit në hotelin në Lungomare, Ana vetëm 25 vjecc po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës/. Ajo ka pësuar djegie në 85 % të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Që në momentet e para, rastin e Anës e kemi ndjekur me vëmendje të plotë dhe jemi angazhuar për t’i garantuar çdo ndihmë dhe kujdes mjekësor. Pas marrjes së ndihmës së parë në QSUT, mjekët na kanë rekomanduar vijimin e trajtimit në një qendër të specializuar jashtë vendit. Përballë kësaj situate, kemi ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur transferimin e saj drejt Turqisë, në bashkëpunim me autoritetet turke. Atje do të vijojë trajtimin dhe kujdesin e specializuar që kërkon gjendja e saj. Në këto momente, Ana po transportohet drejt Rinasit për tu nisur drejt Turqisë. Qeveria shqiptare do të vijojë të jetë pranë Anës dhe familjes së saj duke bërë gjithçka që është e mundur që ajo të marrë kujdesin më të mirë, trajtimin më të specializuar dhe çdo mundësi për ta fituar këtë betejë. Ana nuk është vetëm në këtë moment të vështirë. I uroj forcë, kurajo dhe shërim sa më të shpejtë” tha Koçiu

Zv.kryeministrja theksoi se qeveria do të jetë pranë 25-vjeçares dhe familjes së saj gjatë gjithë kësaj beteje.

“Të gjitha shpenzimet për trajtimin në Turqi do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare. Në këtë betejë, Ana nuk është vetëm. Do të vijojmë të jemi pranë Anës dhe familjes së saj, duke bërë gjithçka të mundur që ajo të marrë kujdesin dhe trajtimin më të mirë. Forca Ana. Urojmë shërim të shpejtë edhe për dy pacientët e tjerë që ndodhen në QSUT dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor”, shkroi Koçiu në rrjete sociale


Lajmi kryesor:

Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar