26 efektivë të Forcave të Armatosura nisin kursin intensiv dhe profesional 3-mujor të gjuhës angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë – pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me kursantët dhe pedagogët, ndërsa vlerësoi se zotërimi profesional i gjuhës së huaj është një komponent i rëndësishëm i kapaciteteve të personelit ushtarak.
“Ky formim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura me NATO-n dhe në përgatitjen e personelit për të vepruar me efektivitet në struktura, misione dhe angazhime të përbashkëta shumëkombëshe.”, u shpreh minsitri
Ai falënderoi pedagogët e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për nivelin e përgatitjes profesionale, përkushtimin dhe standardin teknik të punës në formimin e kursantëve.









Komente
Komento