Nga Shqipëria 26 kg kokainë e heroinë me autobus në Milano, arrestohen 2 shqiptarë, 1 italian (FOTO)

Nga Shqipëria 26 kg kokainë e heroinë me autobus në Milano, arrestohen 2 shqiptarë, 1 italian (FOTO)

Pakot me heroinë e kokainë të sekuestruara në Milano

Ekzekutimi i këtij vendimi fillon ditën e arrestimit të të pandehurit kryer për llogari të këtij procedimi penal, në datën 02.08.2022, dhe pjesa e mbetur e pavuajtur e dënimit, do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar pasi kishin transportuar 23 kilogramë kokainë dhe tre kilogramë e gjysmë heroinë me autobus nga Shqipëria drejt Italisë.

Efektivët e policisë kishin identifikuar njërin si të dyshuar se përdorte pronën e tij në Lainate (Milano) si magazinë droge.

Të dielën, më 19 maj policët vëzhguan 31-vjeçarin italian duke dalë nga garazhi i ndërtesës me makinën e tij, i cili pasi arriti Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e parkimit të autobusëve nga Shqipëria. Ndërkohë që të pranishëm ishin edhe 39-vjeçari dhe 42-vjeçari shqiptar që nga autobusi i kaluan shtetasit italian dy çanta të mëdha të bardhë, shkruan Ansa.

Gjatë kontrolleve të makinës zbuluab fundin e dyfishtë ku ishte fshehur droga: 20 poko afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.

Sipas hetimeve paraprake, droga ishte destinuar për tregun milanez.

Pakot me heroinë e kokainë të sekuestruara në Milano 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lamo: 22/05/2024 23:47

    La motra di gjergji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë