26 vjet në karrige me rrota, përballjet
e Shpresës me rrugët e Tiranës

26 vjet në karrige me rrota, përballjet<br />e Shpresës me rrugët e Tiranës
Shpresa Spahiu ka që në moshën 16-vjeçare që i është lidhur jeta pas karrocës me rrota. Aktualisht është mbi të 40-ta, dhe kalimi i viteve duke u përpjekur dhe sfiduar nuk ja kanë larguar buzëqeshjen nga fytyra.

Ka një vit e gjysmë që jeton e vetme ne një shtëpi me qera. Edhe pse shprehet se e përballon çdo gjë vetë, sërish nuk mund të fshehë vështirësitë. 
 
‘’Sfidat janë të pafund, duke filluar nga inrastrukura në pallate, ku jo të gjithë janë me ashensorë. Pastaj rruga është një tjetër sfidë, pasi trotuaret nuk janë të gjithë të përshtatshëm’’, është shprehur Shpresa.

Realteti shqiptar nuk ofron asnjë lehtësi dhe kryesisht mungesa e rrampave jau vështirëson më së tepërmi jetën para dhe tetraplegjikëve në vend. 
 
‘’Ne që jemi motora që dalim në trafik, përballemi me një shofer që e ka bërë një kurs ndërsa ne bëjmë çdo gjë në bazë të intuitës. Duhet të orieontohemi në bazë të semaforëve. Është shumë e vështirë pasi nuk mund të ecim në të njejtën rrugë me makinat’’, u shpreh Shpresa.

Por çfarë ndodh me paragjykimin, kryesisht me atë pjesë të shoqërisë që duhet të punësoje Shpresën?! Si janë përballjet e saj me punëdhënësit?
 
‘’Bizneset ndoshta ju duket çudi nëse trokas dikur për punë, sepse e para është ideja se çfarë mund të bëjë ky. Dhe tjetra është që kërkon shumë kualifikime ndërkohë që aftësia e kufizuar kërkon shumë aftësi ndërkohë që ne kemi shumë mangësi në shkollim’’, vijoi më tej Shpresa.

Shpreha Spahiu ka 26 vjet në karrige me rrota. Aktualisht punon si administratore pranë shoqatës së para dhe tetraplegjikëve në vend. Ajo është e zonja e vetes, por sërish mungesat janë të mëdha. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar