Nesturi tregon në ‘Repolitix’ dhunën e Berishës më 26 maj: Policia mbante komisonerët e opozitës në komisariate, erdhën për të rrahur ndërkombëtarët

TIRANË- 26 vite nga masakra zgjedhore e 26 majit 1996 dhe dhunës së ushtruar ndaj opozitës së atëhershme nga qeverisja e Sali Berishës, analisti Plator Nesturi rrëfen për herë të parë në Report Tv eksperiencën e tij atë ditë.

Në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Nesturi ka rrëfyer tentativat e Sali Berishës për të manipuluat zgjedhjet. Me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Europiane, Nesturi tregon se kishin shkuar për të monitoruar procesin e zgjedhjeve në Shkodër. Ai shprehet se policia një natë para zgjedhjeve kishte marrë komsionerët e opozitës në atë kohë dhe i mbajti në qeli dhe i zëvendësuan ata me persona të tjerë, që i zgjodhën vetë.

Një tjetër taktikë që përdorin sipas Nesturit ishte që i merrnin komisonerët me fugon policie e i çonin nëpër male, të cilëve do iu duhej më shumë se dy orë për të zbritur, duke i larguar kështu nga qendrat e votimit.

Nesturi tha se dy fugonë polici i kishin shkuar për t’i dhunuar bashkë me zyrtarin ndërkombëtar, por pasi i kishte treguar se kishte ardhur nga Parlamenti Europian për të monitoruar zgjedhjet, i kishin shoqëruar me fugonë policie për në Tiranë.

“26 maj kam shoqëruar sekretarin e përgjithshëm të partisë socialiste europiane. Kemi qenë në Tiranë, Shkodër dhe Koplik. Tirana është tjetër gjë, këtu lëvizni ndryshe gjërat. Në Shkodër kishte fenomene të kësaj natyre vinte merrte komisonerët e opozitës, i çonte gjysmë orë larg me makinë, i zbriste në rrugë. Sa të vinin ata ishte një orë e gjysmë, dy orë. Në zonën e Malësisë së Madhe, një natë përpara policia i kishte marrë gjithë komsionerët e opozitës i kishte futur në komisariat dhe zgjidhnin se kë do zëvendësonin. Një pjesë e tyre që nuk kishin arritur ti arrestonin, zbrisnin nga mali dhe iu thonin që nuk e kishin më emrin. Ne shkonim në qendër votimi, i shikonim nuk kishte asnjeri, iu thonim kanë votuar. Ishin gjëra aq flagrante, unë bile i kam regjistruar me kasetofon kur isha gazetar atje. Kanë ardhur dy fugonë me na rraf, por kam ndërhyrë kam thënë që është vëzhgues i parlamentit europian dhe na shoqëruan me fugon”, tha Nesturi në Repolitix në Report Tv.

26 maj 1996 ndodhi  vjedhje masive e votës, dhunë me përgjakje ndaj opozitës së atëhershme nga qeverisja e atëhershme e Sali Berishës. Në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend pa u mbyllur procesi zgjedhor. Pavarësisht se PD-ja fitoi, PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi Parlamentin. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar. Ndërkohë që zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 u fituan nga mazhoranca demokrate, por me një diferencë më të vogël votash se ato të 26 majit. Procesi zgjedhor u pranua nga ndërkombëtarët, por u konsiderua i manipuluar nga opozita.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 16/07/2022 08:21

    KY MBETJE FEKALESH SALI KOPILI KY JASHTQITJE E SHQIPERIS QE PER 31 VITE KA BER ZULLUME KY NDYRESIR QE NUK PUSHOJ NJEHER DUKE SHPIFUR E SHAR POR PA E DIT DHE PA E PAR VETEN NE PASQYR SESI ERDH NE JET ME SHTRATIN E LINDJES ME BABA SERB , PO NUK IKU DJALLI NGA POLITIKA SHQIPERIA DO ECI ME HAPA PAS NGA KY DJALL ME BRIR ,PASTAJ VIN TE GJITH PA PERJASHTIM PAS TIJ ,KJO POLITIK E KALBUR E 31 VITE SHKATERROI BASHKARISHT KETE VEND .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja