26-vjetori i themelimit të PS 
Kryemadhi: LSI nuk ka ftesë

26-vjetori i themelimit të PS <br />Kryemadhi: LSI nuk ka ftesë
Socialistët kanë vendosur ta festojnë në mënyrë origjinale ditëlindjen e 26 të krijimit të partisë.
 
Nuk do të ketë një festë të vetme por 12 të tilla.
 
Për të mos u shkëputur nga fushata elektorale vetëm pak ditë para zgjedhjeve, drejtuesit e qarqeve dhe deputetë do të organizojnë festën në zonat e tyre.
 
Për këtë arsye festa që do të mbahet në oborrin e pasmë të selisë së PS-së pritet të jetë e vogël, me pjesëmarrje vetëm të përfaqësuesve të Tiranës.
 
Ftesë iu është shpërndarë të gjithë aleatëve dhe drejtuesve të partive të tjera parlamentare. Ndërkohë, të kontaktuar nga Report Tv, drejtues të lartë të LSI-së, si zv/kryetarja Monika Kryemadhi, konfirmon se nuk ka mbërritur asnjë ftesë për këtë forcë.

Një vit më parë ishte vete Meta që shmangu pjesëmarrjen në këtë event duke udhëtuar jashtë vendit. Mbetet për t'u parë nëse bëhet fjalë për një mungesë organizimi në shpërndarjen e ftesave apo një shmangie të qëllimshme. 
 
Sipas traditës për të marrë pjesë në aktivitetin e përvitshëm janë ftuar dhe ambasadorët dhe figura që kanë kontribuar në PS ndër vite.
 
Pas takimit të së shtunës me Edi Ramën, me interes shihet dhe pjesëmarrja ose jo e Fatos Nanos, kryetarit të parë të Partisë Socialiste. 
 
Luan Rama: S’kam ftesë, do festoj me ish-themeluesit
Një prej themeluesve të Partisë Socialiste, ish-funksion dhe ministër i kësaj force politike, Luan Rama, thotë se s’ka ftesë për 26-vjetorin e themelimit të PS.
 
Gjatë konferencës për shtyp ku hodhi akuza në drejtim të kreut të qeverisë, për kanabizimin dhe korrupsionin, Luan Rama tha se në mungesë të ftesës do festojë së bashku me një grup deputetësh dhe ish-themeluesish të PS.  
 
Festë nga PS nuk më ka ardhur dhe nuk di gjë.
 
Si themelues i PS dhe që kam kontribuar për ngritjen, reformuar e modernizuar atë parti, PS-në dhe jo Rilindje, do e festoj ditën e themelimit me një grup deputetësh e anëtarësh themelues të PS në respekt të të gjithë kontributit që kanë dhënë për PS
”, u shpreh ai.
 
Partia Socialiste organizon këtë mbrëmje një pritje në selinë e saj, ku pritet të marrin pjesë ish-themelues, bashkëpunëtorë, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë e ministra.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione