Pas indeksimit në muajin korrik me 2.7% të pensioneve, pritshmëritë për një indeksim të dytë në vjeshtë ishin të shumta, por Manjani sqaron se nuk po diskutohet një vendimmarrje e dytë, pasi rritja e çmimeve po mbulohet me bonuset mujore.

“Në fakt ka patur vite ku ne e kemi bërë më shumë se një herë indeksimin dhe kjo ka qenë pikërisht periudha pas luftës Rusi-Ukrainë, kur e gjithë bota u përball me një rritje shumë të shpejtë të çmimeve. Por siç thashë përveç indeksimit ne kemi filluar dhe politikën e shpërndarjes së bonuseve të pensionit pikërisht për të kompensuar të ardhurat e munguara, por edhe një rritje të paparashikuar të çmimeve, që rëndon konsumin e pensionistëve”, përgjigjet Manjani.

Indeksimi konsiderohet kompensim për çmimet e rritura dhe ndodh një herë në vit në bazë të një shifre që e përllogarit INSTAT në bazë të një shporte të caktuar ushqimore. Zakonisht indeksimi është bërë në tetor, por pritet që nga viti i ardhshëm ky proces të ndodhë që në muajin prill.


Lajmi kryesor:

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet në Report tv, nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private! Manjani: S'ka indeksim të dytë, në 2027-en dyfishohen bonuset