Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar me COVID-19 264 raste pozitive dhe 6 viktima.
Gjatë ditës së sotme është vënë re një shtim i vogël i numrit të rasteve me koronavirus në raport me dje që ishin 233, ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një ulje prej dy viktimash pasi dje ishin 8.
Ndërkohë numri i të shëruarve është 205 dhe nuk është më i lartë se numri i infektive siç edhe ka ndodhur kohë e fundit.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus ka shkuar 49.169 ndërkohë që numri i viktimave 1.262, që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Qytetet të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të infektimeve në Kosovë për 24 orët e fundit janë Prishina e cila prej kohësh konsiderohet vatra kryesore e koronavirusit në vend, Ferizaj, Mitrovica, Fushë-Kosova dhe Podujeva.
Qeveria kosovare nuk ka ndërmarrë masa të reja në përballjen e saj me koronavirusin por ka vendosur të mbaj në fuqi ato të cilat janë vendosur që prej 11 nëntorit. Kryeministri Avdullah Hoti doli ditën e sotme, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se Kosova është një ndër 3-4 vendet në botë të cilat po përballen më mirë me situatën pandemike. Ai ka shtuar se masat e 11 nëntorit janë rezultative mjafton që qytetarët të kujdesen gjatë festave të fundvitit, të evitojnë grumbullimet dhe të zbatojnë masat.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor 2024, 16:16