265 mln euro për De Jong, Griezman dhe De Ligt. Ja si Barcelona synon të gjejë paratë

265 mln euro për De Jong, Griezman dhe De Ligt. Ja si Barcelona synon të gjejë paratë

Mattias de Ligt dhe Antoine Griezman

Frenkie de Jong, Mattias de Ligt dhe Antoine Griezman janë objektivat e Barcelonës në merkaton e verës të cilët kushtojnë afërsisht 265 mln euro. Për mesfushorin e Ajax, De Jong, tashmë është konfirmuar se ka firmosur për 75 mln euro me katalanasit, por një shumë e përafërt duhet edhe për qendërmbrojtësin De Ligt, që thuhet se vlen 70 mln euro.

Për 19-vjeçarin përflitet gjithashtu se ka një akord mes klubeve, ndërsa për Griezman sipas raportimeve Barcelona ka rënë dakord të pagujë klauzolën, 120 mln euro. Me një llogari të thjeshtë Barcelonës i duhen edhe 190 mln euro për të bërë të mundur realizimin e objektivave (De Ligt dhe Griezman), por ku do t’i gjejë klubi këto para?

Sipas ‘Marca-s’ përveç merkatos në hyrje Barcelona synon të ketë një merkato intensive edhe në dalje. I pari që pritet të mbushë arkat e katalanasve është Philippe Coutinho, futbollisti i blerë për 140 mln euro nga Liverpool që nuk u përshtat kurrë në ‘Camp Nou’.

Për brazilianin skuadra e interesuar është Chelsea, që po mendon të zëvendësojë Hazard që sipas gjasave do të shkojë te Real Madrid. Nëse ky operacion do të kryehej atëherë jo më pak se 100 mln euro do të shtoheshin në llogaritë e Barcelonës.

Një tjetër futbollist që do të sillte një shifër të majme është Ivan Rakitic, mesfushori për të cilin Barcelona është gati të heqë dorë pavarësisht se deri më tani ka qenë titullar i padiskutueshëm. Çmimi i kroatit është 50 mln euro dhe Barcelona mendon se do ta zëvendësojë denjësisht De Jong-u.

Jasper Cillesen. Portieri holandez e ka bërë të qartë se kërkon të largohet dhe Barcelona do ta lejojë diçka të tillë vetëm nëse në adresë të saj mbërrin një shifër e përafërt me 30 mln euro. Për momentin mungojnë ofertat për portierin, por gjithsesi edhe nëse largohej Barcelona do të duhet ta zëvendësonte.

Malcom. Për brazilianin Barcelona pagoi në verë 41 mln euro, por ai nuk mundi të bëhej kurrë pjesë e skuadrës, ndaj në verë ai së bashku me një sërë futbollistësh të tjerë si Andre Gomez, Denis Suarez, Marc Cucurella, Nelson Semedo dhe Rafinha janë me valixhe në duar./ Përgatiti Ernest Koçi

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë