268 efektivë të vrarë në krye të detyrës! Kreu i Sindikatës së Policisë, Fishta: Ekzekutimi i nënkomisarit Hoxha, dobësi e menaxhimit! Policët kanë nevojë për frymë tjetër

Nënkomisari Saimir Hoxha është efektivi i 268 i vrarë në krye të detyrës që nga viti 1991. Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta në një intervistë për Report Tv tha se numri i policëve të rënë në krye të detyrës në vendin tonë po shtohet çdo ditë e më shumë dhe sipas tij duhet gjetur thelbi i problemit.

" Saimir Hoxha është dëshmori i 268 i efektivëve të policisë së shtetit që nga 91 në momentin kur filloi tranzicioni. Puna e policit ka rreziqe por mënyra si drejtohet detyra e policisë ka rol sidomos sa i përket krimit të ogranizuar. Çdo ditë e më tepër po shtohet numri i të rënëve në krye të detyrës. Dhe shtete që kanë numër më të madh banorësh s'kanë të rënë kaq shumë në krye të detyrës. Duhet të shohim thelbin e problemit ku çalon policia. Të ngresh armën kundër policisë do të thotë të ngresh dorë kundër shtetit. Kjo tregon ashpërsinë që kanë këto grupe për tiu përgjigjur forcave të rendit. Trajtimi që duhet tu bëhet punonjësve të policisë në shumë aspekte. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre të fëmijëve të tyre...", tha Fisha për Report Tv.

Hoxha u vra sot i veshur me uniformën e policisë së shtetit, nga një plumb ne zemër i shkrepur nga 21-vjeçari Aldi Rama një djalë me precendentë penalë, me një jetë të trazuar, fëmijë i 2 prindërve të divorcuar, i rritur nga gjyshi. Sipas ministrisë së Brendshme policët u përballën me autorin, pasi ishin pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. 

Nisur nga këto të dhëna të bëra publike lidhur me operacionin, Fishta thotë se duhet bërë një analizë e organizmit të sotëm. Sipas tij vrasja e efektivit është dobësi e menaxhimit dhe se në policinë e shtetit ka nevojë për një tjetër frymë.

"Analiza se si ka qenë organizimi i sotëm s'mund të bëhet tani. Do theksoja se sot punonjësit e policisë kanë nevojë për trajtim tjetër për organizim tjetër dhe për frymë tjetër. Fryma e delegimit nga lart poshtë, për t'iu dhënë tjetër frymë në drejtimin e policisë. Dobësitë këtu duhet ti marrim të lidhura në vazhdimësi që nga momenti i marrjes së detyrës deri te realizimi i detyrës. Nëse kanë qenë në kontroll rutinë apo në një plan masash konkrete. Nëse kanë qenë në përputhje me urdhrat në kapjen e personave në kërkim. Fakti që ato kanë bërë një ndalim dhe s'kanë paisjet e duhura për t'iu përgjigjur një personi me armë, fakti që kanë pasur informacion që personi ka armë janë elementë për t'u hetuar", tha ai.

Nënkomisari Saimir Hoxha me shumë mundësi do jetë një tjetër ‘Dëshmor i Atdheut” pasi u vra në krye të detyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo Pilafi: 29/09/2021 02:10

    ti je i pari qe duhet te zhdukesh. me cfare zgjedhjesh je ti kreu i sindikates>>> cfare ke bere ti keto 10 Vite? te pakten mos dil e na jep mend, njeri inekzistent.

    Përgjigju
  • Alb: 28/09/2021 21:53

    Po shtohet thot cdo vit e me shume numri po nrm se.per te pakesuar nuk pakesohet se sjan kumbulla jan jet njerzish.

    Përgjigju
    • Loni: 28/09/2021 23:18

      O ty kryesindikalisti rakut... Vetem kur ka taste extreme dilni e na beni moral! Ju nuk dini detyren kushtetuese per cfare jeni aty! Or te degjeneruar mjere kujt I bie I halli Po ju jeni show rradhes! Dilni ne media sa per te theme denojme aktin! Cfare beni ne te vertete!? Asgje!

  • Shkodran: 28/09/2021 20:09

    Ti zoti Fishta je mësues fizkulture dhe nuk merr vesh nga punët e policisë!! Posti që ju mbani nuk është fituar në mënyrë të drejtë sepse je i caktuar me kohë nga pushteti dhe nuk je produkt i zgjedhjes së sindikatës së policisë që ka lindur e vdekur që me formimin e saj në kohën e diktatorit Alija!! Bën mirë të bësh punën tënde dhe jo të bësh ekspertin si puna e Softës se të dy rrotë më rrotë jeni!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion