268 mln euro dëm në buxhetin e shtetit/ KLSH: Shkeljet më të mëdha nga PPP-të dhe prokurimet

Rreth 268 milionë euro është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nga administrata. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se për afatin kohor 2016-2018 shkeljet financiare kanë qenë të mëdha dhe janë nxjerrë në pah nga 122 auditime të kryera për periudhën janar-shtator 2019.

KLSH e ka ndarë dëmin e konstatuar në dy pjesë, ku të parën e përbën ajo e parregullsive të konstatuara në të ardhura dhe shpenzime dhe të dytën shkelja e disiplinës financiare, që ka rezultuar me efekt negativ në performancë.

Sa i takon kategorisë së parë shkeljet më të shumta janë kryer në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, ku nga keqadministrimi i pronës shtetërore të dhënë me qira dhe koncesionet i kanë shkaktuar buxhetit një dëm prej 20.6 miliardë lekësh.

Po ashtu nga prokurimet publike dhe gabimet e kryera nëpër procedura kanë shkaktuar një dëm në vlerën e 464.1 milionë lekëve.

Ndërkohë sa i takon kategorisë së dytë në fushën e të ardhurave shumica e shkeljeve janë konstatuar në sistemin tatimor me një dëm në buxhet prej 2.2 miliardë lekë.

Ndërsa sa i takon shpenzimeve 2.5 miliardë lekë dëm është shkaktuar nga shpenzimet operative dhe 2.3 miliardë nga procedurat e prokurimit.

Në këtë raport KLSH ka analizuar edhe disa nga institucionet kryesore dhe ka dhënë mesazhet përkatëse për institucionet e konstatuara në shkelje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë