27 nëntor '39, si u shpërndanë
 flamujt me shenjat e Liktorit

27 nëntor '39, si u shpërndanë<br /> flamujt me shenjat e Liktorit
TIRANE - Çfarë ndodhi me aksionin e shpërndarjes së flamurëve të rinj me shenjat e Liktorit nëpër të gjithë prefekturat e vendit për 28 nëntorin 1939? Pas dokumentit të djeshëm, i datës 26 nëntor 1939, ku jepeshin hollësi të panjohura mbi ndryshimet e ndodhura në flamur dhe protokollin e vendosjes së tij pikërisht ditën e pavarësisë, sjellim sot katër dokumente të reja që tregojnë hap pas hapi këtë aksion.

27 nëntori ishte gdhirë sipas gjithë parashikimeve. Në shumë qytete të Shqipërisë ishin dërguar flamurët e rinj. Ndërsa nga Tirana vijonin të dërgoheshin telegrame me urdhra e porosi mbi gjithë detajet e ditës së festës dhe sidomos ngritjes së flamurit të ri me shenjat e Liktorit. Telegrami i parë dërguar nga Tirana të gjithë prefekturave lajmëron se flamujt e rinj janë shpërndarë sipas urdhëresës së një dite më parë.

Telegrami thekson se bri flamurit të ri nuk duhej ngritur asnjë flamur tjetër, ”... mbasi ky asht flamuri që cakton Statuti kurse për bri atyne të parëve të ngrihet edhe flamuri i Italis duke u vendosur në të djathtë.” Telegrami i dytë thekson faktin se flamuri i ri duhej të puthej më parë e pastaj të ndrihej. Ndërsa në Vlorë porosia ishte që të ngriheshin sa më shumë flamuj shqiptarë e italianë, dhe të kihej kujdes që numri i flamujve italianë të mos ishte më i vogël se ai i flamurëve shqiptarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik