27 vjet nga Lëvizja Studentore
​çfarë ndodhi natën e 8 dhjetorit?

27 vjet nga Lëvizja Studentore<br />​çfarë ndodhi natën e 8 dhjetorit?<br>
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt  qendrës së Tiranës.

Shënohen 27 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990,  që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist.

Atë natë, marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës, pa mundur të kryqëzohej me rrugën e asnjë prej intelektualëve apo pedagogëve. Rradhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë… 

Por në errësirë, policë me skafandra, sambistë (forcat speciale) dhe agjentë të shumtë të Sigurimit të Shtetit u shfaqën nga të gjithë anët. Ata  përdorën çdo mjet për t’i thyer…  Por studentët nuk u ndalën, as atë natë dhe as në ditët që pasuan.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan një kërkesë të qartë drejtuar Ramiz Alisë, e ndarë në disa pika, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat  do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë  u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar  mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës,  zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke  rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e  munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Sot afro tre dekada më vonë, kemi një Shqipëri ende në tranzicion, një Shqipëri ndryshe nga ajo që ëndërruan mijëra studentë që protestonin shesheve në fund të 1990 e në fillim të 1991.  Ata ëndërronin një “Shqipëri si gjithë Europa”. Por Shqipëria ende pret në dyert e Europës, edhe pse janë hedhur hapa mjaft të rëndësishëm integrimi. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata