Ministria e Arsimit, Evis Kushi e ka nisur javën e saj me një postim në rrjetin e saj social Facebook, lidhur me nismën e shkollës qendër komunitare, modeli i së cilës ka sjell vetëm dobi ndaj komunitetit, pasi krijon hapësira shumë të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve.
Ajo shtoi në postim se sot ka plot 270 shkolla qendra komunitare ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti “shkollë-familje-komunitet” dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve tanë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komente

