TIRANE- Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore ankimimin e opozitës në lidhje me kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, si dhe kërkesën për të rrëzuar Aktin Normativ të qeverisë për ndryshimet dhe shtesat në ligjin për buxhetin e vitit 2013-të.
Kërkesa e opozitës është firmosur nga një e pesta e deputetëve të parlamentit shqiptar, ndërsa Gjykata ka vendosur të shqyrtojë më datë 28 janar ankimimin për Aktin Normativ, i cili ka bërë ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2013-të, dhe një ditë më pas më 29 ankimimin për INUK.
Këto seanca janë vendosur të zhvillohen në kushtetuese, në një kohë kur kjo gjykatë ende nuk ka zbardhur vendimi I arsyetuar mbi shpalljen si antikushtetuese të aktit normativ për nënpunësin civil të qeverisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com