TIRANË - Dje, në 28 mars 2016, paradite, televizioni publik italian, RAI, kanali i tij RaiStoria, në dhjetë ngjarjet më të spikatura të ndodhura në historinë e vendit të vet gjatë kësaj date, reshtoi edhe tragjendinë e Otrantos, siç ka mbetur në kujtesë të të gjithëve goditja e qëllimtë e anijes së vogël shqiptare Kateri i Radës, të mbushur me refugjatë, prej luftanijes italiane Sibilla. U mbytën menjëherë 84 shqiptarë, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.
Një ditë më parë, në 27 mars, ish-kryetarja e parlamentit italian dy vite të shkuara, ato çaste vetëm deputetet e partisë Lidhja e Veriut, Irena Piveti, deklaroi se shqiptarët që vinin si emigrantë, duheshin hedhur në det.
Akoma edhe sot kjo thënie konsiderohet nga më racistet në tërë historinë e Italisë, përfshi edhe periudhën e regjimit fashist.
Ndërkohë disa nga autoritetet tona e pritën me shumë mirësjellje Irena Pivetin në Tiranë, në shtator 2012, tashmë moderatore emisionesh televizive. Nuk është fjala se duhej dëbuar apo ndaj saj kryer ndonjë gjest fyes. Detyra e atyre politikanëve që i shtrënguan dorën, ishte t’i kujtonin se ajo raciste e vitit 1997 është në borxh, të paktën moral, me shqiptarët.
/Shqiptarja.com