TIRANE- Ishte vetëm 30 vjeç në atë kohë, data shënonte 28 Mars i vitit 1990. Duke qenë se punonte në një repart ushtarak me numër 2230, repart ushtarak i Xhenios si shofer i komandantit të repartit kishte siguruar një sasi dinamiti gjithsej 12 kallëpe. “Në orët e mbrëmjes të kësaj date”- thotë Bujar Nallbani-“së bashku me një kushrëririn tim të parë (Djalin e Hallës),kishim planifikuar prej kohësh të vendosnim një sasi dinamiti në Bustin e Stalinit i ndodhur në atë kohë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Galerisë së Arteve.

Fitilin e zgjodha në një distancë të tillë prej dy metrash që të siguroja largimin tim pas ndezjes së fitilit”-Kur ndodhi shpërthimi i dinamitit Bujari ishte larguar në godinën e ish Lidhjes së Shkrimtarëve.“Për arësye të një pjesëmarrje të madhe të njerëzve në atë kohë në xhiron e Tiranës”-vazhdon Bujari në rrëfimin e tij-“Mendova që dinamitin ta vendosja në pjesën e pasme të bustit të Stalinit, ora 20.30 shënoi shpërthimin që e dëgjoi e gjithë Tirana”

Faksimilet e kohës dëshmojnë se akti në atë kohë u konsiderua terrorist dhe një raport i detajuar ju bë edhe Sekretarit të parë te komitetit Qendror të partisë së Punës së Shqipërisë shokut Ramiz Alia.  Ndër kontributet e tij në fillimin e proçeseve Demokratike në Shqipëri Bujar Nallbani rendit edhe tre intervista të dhëna për VOA (Zërin e Amerikës), telefonata të cilat i bënte vetë në mënyrë të fshehtë nga bodrumet e ish Ministrisë së Bujqësisë )të asaj kohe. Bujari kujton se në një telefonatat që ai i bënte z. Elez Biberaj nga bodrumet e Ministrisë, nga ky i fundit i ishte propozuar që ti ndryshohej mbiemri për shkak të sigurisë për të intervistuarin, Bujar Nallbanin, Biberaj e prezanton si Bujar Arbana gjatë intervistës në Zërin e Amerikës.

Nallbani thotë se –“Sot 23 vjet pas vendosjes së dinamitit tek Busti i Stalinit, ish kryeministri Berisha përshëndet në facebook hedhjen e bustit të Leninit në Ukrainë, por ai (Berisha), kurrë nuk njohu meritat e atyre që vendosën një gurë themeli në fillimin e demokracisë në Shqipëri, duke vendosur dinamitin tek Busti i Stalinit qysh në vitin 1990”. Nallbani shprehet se-“Për të gjitha këto kontribute që unë edhe të tjerë kanë dhënë në proçeset Demokratike të Shqipërisë, vlerësimet janë dhënë vetëm nga përfaqësuesit e mediave” ndërsa për subjektin politik të cilit ai i ka shërbyer për më se dy dekada me rradhë shprehet se –“ në strukturat e partisë Demokratike asnjëherë nuk kanë dashur që ti ndajnë meritat e pushtetit me kontribuesit e vërtetë të lëvizjeve Demokratike në Shqipëri”.

Së fundi Bujar Nallbani dëshiron të falenderojë edhe redaksinë e gazetës Shqiptarja.com që sipas tij “Vlerëson dhe propagandon personazhe dhe ngjarje të tilla të cilat u kujtojnë shqiptarëve se si nisën proçeset demokratike në Shqipëri, cilët ishin kontribuesit realë të saj, kontriubues të cilët nuk u përmendëm kurrë nga spektri politik”- të cilit ai i shërbeu prej më se dy dekadash”.

Shënim: Në numrin e nesërm do të ndiqni intervistën e protagonistit të lëvizjeve demokratike Fatmir Merkoçi
 
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)