28 nëntor 1939, protestat e të 
rinjve: Duam flamurin origjinal

28 nëntor 1939, protestat e të <br />rinjve: Duam flamurin origjinal
TIRANE- 28 nëntori 1939, me gjithë përgatitjet deri në detajet më të hollësishme nga qeveria, nuk kaloi në qetësi të plotë. Në disa qytete të Shqipërisë të rinjtë e shkollave dolën hapur në protesta për të kundërshtuar flamurin e ri me shenjat e Liktorit, që ishte shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

Dokumentet që sjellim sot, katër telegrame tregojnë vëmendjen në maksimum të qeverisë ndaj këtyre pakënaqësive. Përmes telegramit të parë 29 nëntor,  ministri i brendshëm Maliq Bushati kërkon të dijë shkaqet e pakënaqësive dhe trazirave që kanë ndodhur në Korçë një ditë më parë gjatë festimeve.

Telegrami i dytë niset nga prefekti i Korçës në adresë të ministrit Bushati dhe sqaron se ditën e festimeve në Korçë përveç disa shenjave patriotizmi nuk është shënuar tjetër incident, por thotë se po hetohet nëse ka pasur tentative për tu organizur. Dokumenti i tretë i përket ministrit Maliq Bushati, i cili i drejtohet prefektit të Tiranës për të hetuar se çfarë i ka shtyrë disa studentë të bëjnë thirrje “duam flamurin original”. Ndërsa telegrami i katërt  niset nga Shkodra ku raportohet nga prefekti se atje ka pasur qetësi dhe s’ka pasur probleme as me flamujt italianë apo shqiptar.

Edhe pse duket se nuk ka pasur incidente serioze, hetimet e mëvonshme (dokumente të tjera që do t’i sjellim në ditët në vijim), do të tregojnë se të rinjtë sidomos në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Korçë kanë dalë hapur në demonstarata atë ditë, dhe më vonë, pas hetimeve do të merren edhe masa ndaj nxënësve dhe profesorëve që i kanë organizuar.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar