PRISHTINË - Kryeministri në ikje, Hashim Thaçi ka uruar sot të gjithë shqiptarët për pavarësinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Thaçi u shpreh se ky 28 nëntor e ka gjetur Shqipërinë me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe me perspektivë të qartë europiane.
 
 “Sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912”, citon Thaçi në postimin e tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)