28 NËNTOR 1989, 45- vjetori i rremë i themelimit të Radio Tiranës

28 NËNTOR 1989, 45- vjetori i rremë i themelimit të Radio Tiranës

Moment pune në radion e Tiranës

Nga Skifter Këlliçi

Më 28 nëntor të këtij viti  mbushen 80 vjet nga dita e themelimit të Radio Tiranës. Me këtë rast po  kujtoj një ngjarje që shleu nga historia e shtypit tonë  datën 28 nëntor të vitit 1944, e cila mbahej si ditë e themelimt të këtij institucioni dhe vendosi datën e vërtetë- 28 nëntor 1938.

Së pari, u lutem  lexuesve që të këqyrin foton e mëposhtme. Është  fiksuar më 28 nëntor të vitit 1989, në sallën e madhe të Radio Tirnaës, gjatë mbledhjes së organizuar me rastin e  45-vjetorit të themelimit të saj.  Nga e majta, më këmbë pranë mikrofonit, po ligjëron Marash Hajati,  ish-drejtor i përgjithshëm i RTVSH-së. Ulur në presidium,  pranë mikrofonit tjetër, është SefedinÇela, drejtor i këtij institucioni ato vite; nga e djathta e tij, byroisti Foto Çami,  nga e majta e Çelës,  byroisti tjetër, Xhafer Spahiu; ngjitur me të Dhimtër Tona, atëherë drejtor i drejtorisë së shtypit në KQ dhe pastaj Thanas Nano, edhe ai ish-drejtor  këtij institucioni, në vitet 60-70-të shekullit të kaluar.

Më  1938, me përjashtim të Hajatit dhe #elës,  tërë të mësipërmit ishin mbi 15 e më shumë vjeç. Mbase nuk kishin pasur aparate radioje në shtëpi,  por pas këtij viti dhe deri disa muaj para  çlirimit të Shqipërisë, më 29 nëntor të vitit 1944, vështirë që ndonjeri prej tyre të mos kishte dëgjuar nga ndonjë radio, (sado që numri i tyre atëherë ishte ende i vogël), emisione dhe muzikë në gjuhën shqipe.  Dhe tingujt e tyre nuk vinin veçse nga ajo  radio që quhej Radio Tirana… Po kështu duhej të kishte ndodhur edhe Ramiz Alinë, i datëlindjes 1925, sekretari i KQ të  të PPSH-së dhe presidenti  Republikës së Socialiste  të Shqipërisë.

Pra, ata të tërë e dinin se Radio Tirana kishte nisur të dëgjohej disa  vite para 28 nëntorit të vitit 1944,  kur Enver Hoxha,  mbante  peërpara  hotel “Dajtit”  fjalimin e tij historik,   tashmë në fillimin e periudhës komuniste. Madje, sado që jo nga i gjithë populli, dihej se me një fjalim të shkurtër, po më  28 nëntor, por  të vitit  1938 , përurimin e ngritjes së Radio Tiranës para mikrofonëve të saj, e kishte bërë  ish-mbreti Zog, duke pasur pranë drejtorin e parë të saj, publicistin e njohur Gjergj Bubani.  Dhe pas këtij fjalimi kori i vajzave të   Institutit “Nana Mbretneshë”,  kishte kënduar këngë patriotike. Dhe midis atyre vajzave ishte  edhe Viktori Xhaçka, pastaj redaktore e redaksisë së  muziës në Radio Tirana, deri më  1977, e cila, ndonëse veterane,  as që ishte ftuar në mbedhjen e … 45-vjetorit. .

U lutem tani lexueve të përqedrojnë vemendjen te  fotoja tjetër. Është portreti i Kaliopi  Plasarit, fiksuar në verë të vitit 1939 , duke lexuar lajmet në mikrofonin  e Radio Tiranës- folësja e parë, e saj, zëri i së cilës u dëgjua deri nga mesi i viteve-60-të të shekullit të kaluar, sepse atëherë e larguan për çeshtje politike.

 Së fundi, u lutem atyre sërishmi  të shohin edhe foton e tretë  dhe të mos habiten kur para syve t’u shfaqet ky   grup partizanësh, para ndërtesës së Radio Tiranës, të cilën, sapo e kishin çliruar,  pas luftimesh me ushtarë nazistë,   në ditët e para  të  nëntori të viti 1944.  Pas tyre, në ballë të ndërtesës, shkruhet- Radio Tirana. Dhe gjithashtu, paradoksalisht, po këto shkronja metalike, të ngulitura  që më 1940, kur në ballinën e asaj  ndërtesë u vendos ky institucion, mbetën aty, deri në fund të vitit 1965, kur emisonet e Radio Tiranës nisën tashmë  të transmetoheshin në ndërtesën, ku ajo ndodhet edhe sot.

Atëherë, përse më 28 nëtor të vitit 1989, periudhë kur me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha Shqipëria, pas një periudhe të  gjatë izolimi me botën e jashtme, po shfaqte  një dëshirë për t’u hapur me vende të tjera, shoqëruar edhe me disa shfaqje libelarizmi, në atë mbledhje po kremtohej  ky përvjetor i rremë  i themelimit të Radio Tirnaës, kur data e vërtetë e themelimit tësaj ishte  28 nëntori i vitit 1938? Nga mesi i vitit  1990 kam pasur rast të bisedoj për këtë çeshtje me Marash Hajatin, i  cili për qëndrime kundërshtuese ndaj Ramiz Alisë,  një vit më parë ishte ishte shkarkuar nga kryeredaktor i “Zërit të Popullit” dhe ishte caktuar president… formal i Bashkimit të Gazetarëve.

“Të tërë në presidium, si dhe kushdo tjetër,-  më shpjegoi ai atëherë, - e dinim fare mirë fare  të vërteën e ditës së themelimit të Radio Tiranës,- por urdhëri nga vetë Ramiz Alia ishte se, meqë më 1989 kremtohej  45 vjetori i  çlirimit, në këtë kuadër   të përfshihej edhe 45-vjetori i krijimit të këtij institucioni, pra në ditën kur në Radio kishte  folur  Enver Hoxha. S’ka më të madhe hipokrizi!..”.

Gjithmonë më ka ngacmuar dëshira që një ditë të nisja të shkruaja  historinë e Radio Tiranë, që në fillimet e saj. Dhe ja, më së fundi, në tetor të vitit 1993 vendosa t’i përvishesha  kësaj pune, sa të vështirë, aq edhe tërheqëse. Nisa të punoja  në Bibliotëekën Kombëtare dhe Arkivin e Shtetit, përkatësisht për gjetjen e materialeve të shtypit të kohës, dhe dokumenteve që lidheshin me historinë e këtij institucioni. Befas,  krejt rastësisht, në mbrëmjen e datës 22 nëntor, u kujtova se 28 nëntori i atij viti   përkonte me 55-vjetorin e krijimit të Radio Tiranës… Kështu  të nesërmen që me mëngjes  hyra  për këtë qëllim në zyrën e Skënder Buçpapës, atëherë drejtor i përgjithshëm I RTVSH-së.  Ai u gëzua dhe  menjëhereë e miratoi  mendimin tim.

Por koha  për përgatitjen e kësaj mbledhjeje ishte shumë e shkurtër. Me materialet jo të pakta që kisha grumbulluar, brenda një dite shkrove  12 faqe,  ku përshkruaja se  në ç’rrethana ishte  ngritur Rado Tirana dhe si kishte funksionuar deri më 1944…Vetë Buçpapaj, gazetarë të tjerë të Radios dhe bashkë me ta edhe unë, u morëm me lajmërimin, sidomos të ish-punonjësve ose familiarëve  të Radio Tianës, që më 1938,  duke u shkuar nëpër shtëpi, me makinë, më këmbë, duke biseduar me telefon, madje gjatë atyre ditëve edhe me njoftime në emisonet e lajmeve në   Radios   dhe TVSH.

 Veç këtyre, me printin e  komjuterit të Buçpapës, se për të shkuar nëër shtypshkronja nuk kishte kohë, u përgatitën disa biçim ftesash për personalite qeveritare ; drejtuesit e Muzeut Kombëtar na dhanë me kënaqësi sallën e madhe dhe kështu në orën 11.00 të  28 nëntorit të vitit 1993  aty u mblodhën shumë e shumë njerëz, ende gjallë e shëndoshë, që kishin punuar vite e vite më parë, që ato ditë kur Radio Tirana kishte nisur emisionet  e para., ose tëafermit e tyre. Pasi lexova kumtesën  që kisha përgatitur  me këtë rast,  kujtime të  saj solli Viktori Xhaçka, që përmenda më sipër, ndër të cilat dhe ngjarje që lidheshin koncertet  e para në Radio, të Tefta Tashkos dhe Marie Palucës, (Kraja), të shoqërura nga pianistët Tonin Guraziu dhe Lola Gjoka.

Pastaj shkrimtari Dioins Bubani foli për veprimtarinë e babait të tij, Gjergj  Bubani, shkrimtar, publicist dhe drejtori i parë  i  Radio Tiranës, në periudhën 1938-1944, si dhe të dr. Hamdi Sulçebeut, Sterjo Spases dhe Anton Mazrekut, përkatësisht në emisione për shëndetin,  letërsinë dhe sportin. Pastaj Behije #ela, më pas këngëtare dhe aktore e “Orës gazmore”, emision  aq popullor, që vazhdoi deri në vitin 1962, i krijuar nga aktori dhe humoristi,  Pjetër Gjini  Gjini, tregoi  për veprimtarinë teatrore, si dhe  ngjarje dramatiko-humoristike në Radio, gjatë pushtimit nazist. Kurse Zhani Ciko, përgjegjës i  redaksisë së muzikës,  kujtoi edhe veprimtrinë që babai tij,  këngëtari Mihal  Ciko, edhe ai përgjegjës i redaksisësë muzikës,  kishte dhënë për  pasurimin e emisioneve muzikore, me këngë shqiptare, që veç Tefta Tashkos, Marie Krajës, Kristaq Antoniut,  këndoheshin nga Merita Sokoli, Kristaq Koço, (bashkëshorti i Tefta Tashkos), Bardhyle Nase, Liza Vorfi…

Kompozitorja Dhora Leka  solli kujtime për programet e para muzikore , veçanërisht   këngët partizane, të transmetuara në javët e para të dhjetorit  të vitit 1944, pasi Radio Tirana filloi sërishmi trasmetimet e saj, të ndërprera gjatë luftës për çlirimin e kryeqytetit.   

Kjo ngjarje përkujtimore,  e transmetuar po atë ditë, pra më 28 nëntor të vitit 1993, në lajmet e Radios dhe TVSH-së ,  dhe më pas dokumentari televiziv që përgatita enkas  për këtë përvjetor, transmetuar nga mesi i dhjetorit të atij viti, patën   jehonë të madhe; kjo, sepse brezi i lindur pas vitit 1938 nuk dinte hollësi rreth veprimtarisë së Radio Tiranës  në  një periudhë të gjatë,  1938-1944, mohuar nga diktatura komuniste. Dhe habitej, sepse episode   të filmit “Radiostacioni”, me skenar të Kadarese, sipas romanit “Nëntori i një kryeqyteti”  të po këtij shkrimtari, që zhvillohen edhe në mjediset e Radio Tiranës, gjatë luftës, të cilat  i kishin gjykuar si trillime letrare, paskëshin qenë të vërteta.

Vazhdova pastaj të punoj për librin “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar, (1938-1990)”. E përfundova në tetor të vitit 1994, por botimi i tij pati shumë peripeti dhe vonesa, për shkak të pengesave që solli një ish-drejtues i Radios në periudhën komuniste, që kishte dashur edhe ai të shkruante një farë soj libri të kësillojshëm, por duke u bazuar vetëm në… kujtimet  të njërit, ose tjetrit punonjë të vjetër  të saj, dhe jo në dokumente historike, (?!).

Si pasojë, libri im u botua në nëntor të vitit  2003. Me propozimin që i kisha bërë  drejtorit të përgjitshëm të   RTVSH-s, në maj të vitit 2004 u vendos që në sallën e madhe të Radio Tiranës  të bëhej promovimi këtij libri. Dhe, veç të tjerëve, u ftuan të afërmit e ish-punomjësve të parë të Radios, që më 1938, disa prej të cileve kam përmendur më sipër, që  tashmë nuk ishin në këtë jetë. U ftova natyrisht dhe unë, me shpenzimet  do t’i mbulonte RTVSH-ja. Por  po ky  ish-drejtor i periudhës komuniste, që çuditërisht pas ishte bërë sërishmi…drejtor në këtë institucion, e pengoi këtë veprimtari, sepse sipas tij “…në libër janë  përfshirë ngjarje që nuk duheshin përmendur, dhe anasjelltas!!!”.

 Po rendis vetëm këtë fakt: Në librin tim kisha cituar një të dhënë,  të marrë nga libri i publicistit tashmë të njohur,  Marash Hajatit,  ”Dera e prame e shtypit”, ku ai ndalet në çastet kur Enver  Hoxha, duke hetuar mbi listën e kandidatëve që që do të zëvendësonin Todi Lubonjën, të shkarkuar për gabime të rënda ideologjike në RTVSH më 1972, mbi këtë listë shkruante, si zakonisht  diagonal, këto fjalë: ”Në Radio-televizion të  kthenet Thanas Nano. Ngritje profesionale mund të mos kemi, por proçkat e Lubonjs nuk do t’i bëjë”. Më poshtë  Hajati vinte në dukje, se duke emëruar Nanon përsëri drejtor, ky institucion kthehej në shinat e vjetra të konservatorizmit dhe dogmatizimit. Mirëpo Thanasi ish babai Fatos Nanos,  dhe si pasojë ”cënohej” figura e tij si kryeministër . Dhe kjo shprehje ishte kështu “me zarar”.

Zbatonte kështu me fanatizëm një censurë, tipike të periudhës   komuniste, së cilës i përkiste… në periudhën demokratike. (Jo vetëm kaq, por, veç këtij ‘drejtori”, atëherë nuk më takoi asnjë nga drejtuesit e RTVSH-së dhe as nuk m’u dha as shuma që kisha shpenzuar për biletat e udhëtimit Boston-Tranë dhe kthim, që i kalonin 1000$). Sidoqoftë, tashmë ishte vënë në vend një padrejtësi e madhe- dita e themelimit të Radio Tiranës, që këtë vit përkon me 80- vjetorin e saj: 28 nënor 1938-2018.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja