VLORE - Pas 102 vitesh Pavarësi, flamuri i Shqipërisë është ngritur në të njëjtin shesh në Vlorë nga kampionët e peshëngritjes Daniel Godelli dhe Romela Begaj. Krerët më të lartë të shtetit kanë zgjedhur të festojnë pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës, aty ku një mëse një shekull më parë Ismail Qemali shpalli të pavarur vendin. Presidenti Republikës Bujar Nishani, Kreu kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Rama bënë homazhet e tyre në monumentin e Pavarësisë.


Foto të tjera
Më herët, kryeministri Edi Rama uroi përmes rrjetit social “Twitter”, për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Gëzuar të gjithëve festën e pavarësisë së Shqipërisë”-shkroi kryeministri Rama ndërsa statusin e tij e shoqëroi me hashtagun "feeling albanian" (ndihem shqiptar).


Lideri opozitës ndërkohë, ka zgjedhur të nderojë ditën e 28 Nëntorit në kryeqytet, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Kreu i demokratëve nuk ka harruar të shprehë urimet e tij drejtuar shqiptarëve për clirimin e vendit, duke vijuar që të ruajë ndarjen politike mes datave 28-29 nëntor. Për opozitën data e Pavarësisë dhe e Çlirimit mbetet 28 Nëntori, ndërsa për Qeverinë 29 Nëntori simbolizon festën e Çlirimit të vendit.
“Gëzuar ditën e flamurit, gëzuar këtë ditë të madhe të Lirisë. Gëzuar edhe 70 vjetorin e çlirimit. Liria si Pavarësi, liria nga pushtimi, liria nga diktatura kërkoi dhe mori sakrifica të mëdha. Nderojmë ata që nuk u stepën para sakrificës”, tha Basha.
28 Nëntori, Basha uron Pavarësinë por nuk harron urimin për çlirimin
Më tutje, shefi i demokratëve ka vizituar edhe bustin e liderit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, duke theksuar se Shqipërisë nuk i kanë munguar heronjtë që kanë dhënë gjithcka për atdheun e tyre. Basha ka përmendur se 28 nëntori shënon dhe datën e lindjes së Jasharit, një arsye tjetër për të vizituar këtë figurë historike kombëtare.
Basha ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës.
Një flamur kuqezi 70 metra, valvitet në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi
Vlora vjen sërish ndryshe në Ditën e Flamurit. E veçanta e këtij viti na vjen nga deti, ku u ngrit një flamur 70 metra i cili është i varur në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi, ideator i të cilit është Kristaq Ziu. Sipas tij dita e flamurit është zgjedhur me simbolikën e ardhjes së Ismail Qemalit nga Italia për në Vlorë për ngritjen e flamurit.
/Shqiptarja.com


Foto të tjera
Më herët, kryeministri Edi Rama uroi përmes rrjetit social “Twitter”, për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Gëzuar të gjithëve festën e pavarësisë së Shqipërisë”-shkroi kryeministri Rama ndërsa statusin e tij e shoqëroi me hashtagun "feeling albanian" (ndihem shqiptar).


Lideri opozitës ndërkohë, ka zgjedhur të nderojë ditën e 28 Nëntorit në kryeqytet, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Kreu i demokratëve nuk ka harruar të shprehë urimet e tij drejtuar shqiptarëve për clirimin e vendit, duke vijuar që të ruajë ndarjen politike mes datave 28-29 nëntor. Për opozitën data e Pavarësisë dhe e Çlirimit mbetet 28 Nëntori, ndërsa për Qeverinë 29 Nëntori simbolizon festën e Çlirimit të vendit.
“Gëzuar ditën e flamurit, gëzuar këtë ditë të madhe të Lirisë. Gëzuar edhe 70 vjetorin e çlirimit. Liria si Pavarësi, liria nga pushtimi, liria nga diktatura kërkoi dhe mori sakrifica të mëdha. Nderojmë ata që nuk u stepën para sakrificës”, tha Basha.
28 Nëntori, Basha uron Pavarësinë por nuk harron urimin për çliriminMë tutje, shefi i demokratëve ka vizituar edhe bustin e liderit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, duke theksuar se Shqipërisë nuk i kanë munguar heronjtë që kanë dhënë gjithcka për atdheun e tyre. Basha ka përmendur se 28 nëntori shënon dhe datën e lindjes së Jasharit, një arsye tjetër për të vizituar këtë figurë historike kombëtare.
Basha ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës.
Një flamur kuqezi 70 metra, valvitet në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi
Vlora vjen sërish ndryshe në Ditën e Flamurit. E veçanta e këtij viti na vjen nga deti, ku u ngrit një flamur 70 metra i cili është i varur në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi, ideator i të cilit është Kristaq Ziu. Sipas tij dita e flamurit është zgjedhur me simbolikën e ardhjes së Ismail Qemalit nga Italia për në Vlorë për ngritjen e flamurit.

Rama uron në “Twitter”: Gëzuar të gjithëve






