28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti

28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti

Dhoksologjia e Flamurit në Vlorë, drejtuar nga Imzot Asti

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në kishat orthodhokse në vend u krye Dhoksologjia e Flamurit, një pjesë e Liturgjisë së Shenjtë me përmbajtje lavdëruese.

Në kryeqendrën e festës, Vlorë, ceremonia e bekimit të flamurit u drejtua nga Imzot Asti, Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, me pjesëmarrjen e klerikëve të qytetit dhe besimtarëve.

Në Tiranë ceremonia u kremtua në kishën e "Ungjillëzimit të Hyjëlindëses Mari", në rrugën e Kavajës.

Në Korçë, Dhoksologjia e Flamurit u drejtua nga Imzot Joani, me pjesëmarrjen e klerikëve të qytetit, besimtarëve dhe figurave politike. Në Durrës, ceremoni e ngjashme u mbajt në Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" në Shën Vlash, drejtuar nga Atë Emanuel Lapanxa.

Pjesë nga Dhoksologjia e Flamurit e mbajtur në Kishat Orthodhokse në Shqipëri.

“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngesë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo.

Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve”.

 


Lajmi kryesor:

112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër