28 Nëntori, në Vlorë Nishani
Rama dhe Meta. Mungon opozita

28 Nëntori, në Vlorë Nishani<br />Rama dhe Meta. Mungon opozita
TIRANE- Sot festohet 101 vjetori i Pavarësisë. Vlora, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë, gjatë gjithë ditë është kryeqendra e festimeve dhe  priti zyrtarët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të  trupit diplomatik , si dhe politikanë nga Kosova.

Në orën 11:00 Presidenti i Republikës Bujar Nishani ngriti Flamurin dhe në këtë ceremoni morën pjesë dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa nuk ishte i pranishëm asnjë nga përfaqësuesit e opozitës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Tiranë për të zhvilluar homazhe  në "Varrezat e Dëshmorëve" .

Ata kanë kryer homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit për të nderuar burrin i cili 101 vjet më parë shpalli mëvetësinë e Shqipërisë. Pas ceremonisë kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir meta dhe kryeministri Edi rama i kanë dhënë bashkë urimet për këtë festë dhe kanë shprehur angazhimin për ta çuar përpara drejt një Shqipërie europiane .

“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë i urojmë për Festën e Pavarësisë” – uroi kryeministri dhe kryetari i Parlamentit. Rama ftoi qytetarët të vijnë nesër në Tiranë për të festuar Natën e Bardhë.

Më pas axhenda e krerëve të shtetit është ndarë.  Kreu i shtetit i shoqëruar nga zonja e parë dhe Kryetari i Bashkise Shpëtim Gjika i është drejtuar familjes së patriotit Osman Haxhiu për të nderuar kontributin e patriotit . Ndërsa ka falenderuar Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Nishani ka përcjellë dhe urimet për 101 vjetorin e pavarsise së shtetit shqiptar.  Po ashtu kreu i shtetit është shprehur se ai do të ketë një orientim të vetëm të përfaqësojë vendin dhe t'i prezantojë sa më mirë . 

Nga ana tjetër kryeministri, bashkë me kabinetin qeveritar kanë ecur në këmbë nga sheshi i Flamurit deri tek teatri "Petro Marko", ku u bë prezantimi i Projektit “Lungo Mare”, si dhe shpallja e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

Ndërkohë Presidenti ka vazhduar axhendën e tij me një vizitë në shtëpine e Ibrahim Hahxhiut, djalit të patriotit Osman Haxhiu tek Lagjja 4 Heronjte (Topana).

NE 19: 00 PRITJA E PRESIDENTIT
Në orën 19.00 Presidenti i Republikes, Bujar Nishani do të japë pritjen zyrtare me rastin e Ditës së Flamurit, ne Pallatin e Brigadave. Kryeministri do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

NATA E BARDHE NE VLORE
Vlora do të ketë një sërë aktivitetesh dhe koncertesh festive, ndërkohë që do të jetë i hapur Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Skelë.

Festa do të vazhdojë në tetarin “Petro Marko”, në Pallatin e Sportit me kampionatin e arteve marciale, dhe më pas do të jenë aktivitetet për natën e bardhë e cila do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe në Tiranë bashkia ka planifikuar një sërë aktivitesh që do të nisin që në mëngjes herët por vetëm për 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë, pasi demokratët, të cilët drejtojnë aktualisht bashkinë e Tiranës, nuk e njohin 29 nëntorin, si ditë të çlirimit të vendit, por njohin vetëm datën 28 nëntor.
 
HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE
Orari: 10:00
Vendodhja: Varrezat e Dëshmorëve
 
HOMAZHE NDERI TEK MEMORIALI I KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI
Orari: 11:00
Vendodhja: Rr. e Durrësit, përballë shkollës “Qemal Stafa”, pranë bllokut të Ambasadave

PANAIR NË RRUGËN PEDONALE “MURAT TOPTANI”
Orari: 09:00 – 21:00
Vendodhja: Përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani”
 
LOJRA POPULLORE
Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e parkut “Rinia”, duke u bërë kështu pika e takimit mes të rinjve, adoleshentëve dhe qytetarëvë të Tiranës që duan të ndajnë mes tyre dinamikën e lojrave popullore, të inkuadruar nga animatorë profesionistë.
Orari: 11:00 – 21:00
Vendodhja: Parku “Rinia”
 
EKSPOZITA FOTOGRAFIKE, ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË TIRANËS SI DHE ME FOTO HISTORIKE TË TIRANËS
Ekspozita fotografike me momentet më të rëndësishme historike të festimeve të kësaj dite në Tiranë dhe momente të tjera të rëndësishme ndër vite të lidhura me këtë ditë, në bashëpunim me Arkivin e Shtetit.
Hapja në datën 26 Nëntor, me fotot që i përkasin qytetit të Tiranës, ku do të përfshihen foto të viteve 1912 – 1920, të vendodhjes ku është ngritur flamuri. Kjo ekspozitë e hapur më datë 26 Nëntor, me rastin e ditës së Pavarësisë së Tiranës do të vazhdojë deri në datë 28 Nëntor, në ambientet e qendrës TEN.
Orari: 09:00 – 16:00
Vendodhja:      Qendra “Ten”
 
ANSAMBLI I TIRANËS
Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave, për t’i shtuar frymën festive të gjithë qytetarëve të cilët do të mbushin rrugët në qytet, për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë.
 
Sheshi para Galerisë Kombëtare 12:00 – 13:00
Sheshi para Vëllezërve Frashëri 11:00 – 12:00
 
Orari: 11:00 - 13:00
Vendodhja: Sheshi para Vëllezërve Frashëri, sheshi para Galerisë Kombëtare.
 
BANDA E QYTETIT
Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Orari: 11:00 – 13:00
Vendodhja: Rr: “Murat Toptani” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (aktivitet lëvizës).
 
KËNDI I FOTOGRAFISË
Aktorët e Teatrit të Metropolit do të vishen me veshje të personazheve historike, si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, etj. në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit dhe do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe.
 
Orari: 11:00 - 13:00 dhe 16:30 – 18:00
Vendodhja: Trotuari përpara Galerisë së Kombëtare të Arteve
 
SHFAQJE FILMI HISTORIK
Në ambjentet e qendrës TEN, “Poli Artistik i Tiranës” do të organizojë shfaqen e filmave dokumentar “Himni i Flamurit” dhe “Unë jam Ismail Qemali”, për të plotësuar mozaikun e festimeve.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit