Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, përmes një videoje të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku thekson se rrugëtimi drejt Bashkimit Europian është një vazhdimësi e amanetit të lënë nga brezat e kaluar, por edhe një përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

Në mesazhin e saj, Koçiu e lidh simbolikën e flamurit kuq e zi dhe ëndrrën e brezave që luftuan për pavarësinë me të ardhmen europiane të vendit.

“Nga një copëz pëlhure e kuqe, mbi të cilën u qëndis ëndrra e një kombi, te një Shqipëri që sot shkruan kapitujt e rinj të historisë së saj. Me amanetin e brezave që na paraprinë dhe përgjegjësinë për brezat që do të vijnë, drejt Europës që kemi zgjedhur si shtëpinë tonë të përbashkët.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! E bukur, e lirë dhe gjithmonë krenare”, shkruan Koçiu.


Lajmi kryesor:

Politika uron 114 vite shtet, Rama: Më afër BE se kurrë! Rubio: Partneritet i fortë! Veliaj e Meta urojnë nga qelia, Berisha mesazh për protestën! Urime edhe nga Kosova e NATO