28 persona në hetim nga policia për derbin, pritet akti i ekspertizës për gropat e hapura

Të dhënë të reja janë zbuluar nga Report Tv në lidhje me dhunën dhe incidentet që ndodhen të dielën në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Sipas informacioneve të siguruara nga Policia janë 28 persona të cilët po heton kryesisht në gjendje të lirë nga policia. Një nga personat në hetim është edhe Alban Rexha, kreu i grupit të tifozëve që kapërcyen hekurat e stadiumit dhe që u përleshen me tifozët rival të Partizanit.

Materialet ndërkohë i janë referuar prokurorisë së Tiranës ku në ditët në vijim pritet edhe akti i ekspertizës. Në rast se rezulaton se gropat e hapura më qëllim për të dëmtuar tifozët e Partizanit ishin të mbushura me lëndë plaëse atehërë çështja mund të hetohet edhe për akt terrorist.

Për gjithçka ndodhi klubi i Tiranës rrezikon shumë edhe nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar shkeljet e javës së kaluar. Bardheblutë janë subjekt i tre neneve të komisionit të disiplinës, për diskriminim, për dëshmtin në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përgjegjësitë që ka për sjelljen e spektatorëve.

E sigurtë është se të gjithë rastet Tirana rrezikon gjobë, por edhe mbyllje të stadiumit për tifozët për një peiudhë të gjatë. Për dështimin në përmbushjen e përgjegjësisë mund të humbet edhe ndeshja në tavolinë, ndërkohë që edhe pse ishin skuadra mike, edhe Partizani rrezikon të dënohet për sjelljen e gabuar të tifozëve.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)