Habit ish-anëtarja e kryesisë së PD: 300-500 mijë euro është paguar për të të bërë deputet, paratë derdhen në llogarinë bankare të kryetarit

Habit ish-anëtarja e kryesisë së PD: 300-500 mijë euro është paguar për të të bërë deputet, paratë derdhen në llogarinë bankare të kryetarit

Valbona Mezini

Kandidatja e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Valbona Mezini, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për listat e PD-së.

Mezini tha se në lista janë futur persona që nuk janë të njohur dhe që nuk kanë kontibut në PD. Por sipas saj për të hyrë në lista këto kandidatë kanë derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit Lulzim Basha.

Në ato lista kishte personazhe që nuk i kishte parë as pallati e as lagja, por që kishin derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit”, u shpreh ajo në emisionin “Bardh a Zi”.

Mezini pretendon se kryetarët e partive politike marrin nga personat që fusin në lista deri në 300 apo 500 mijë euro.

Ka pasur kandidatë për deputetë në 2017 që kur i lançonte kryetari nuk thoshte dot gjë përveçse është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend. Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik. E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300 mijë euro dhe 500 mijë euro është paguar për deputetë”, theksoi Mezini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/03/2021 02:52

    Kontributi per fushata eshte nje praktike e njohur boterisht.Ne U.S.A.disa nga donatoret me te medhenj per fushatat presidenciale, shperblehen me poste si p.sh. ambasador,etj,por ne rastin konkret ,duket qe paskan paguar te vihen ne liste kandidimi.Nese nuk thyhet ndonje ligj,nese personat qe i kane dhene nuk kane te kaluar te dyshimte, po keshtu dhe origjina e parave, nese parate Luli ia deklaron PD dhe shtetit per taksat, dhe nuk i mban per vete,nuk shoh ndonje problem.

    Përgjigju
  • Opuonisti: 13/03/2021 10:33

    Te hetohet prokuroria

    Përgjigju
  • Akrepi: 13/03/2021 10:28

    Rast i skelqyer per Prekurorine , ose Mezini te denancoje rastet qe thot se i di mir , ose prekuroria te therras nen hetim shpifsen . Dikush duhet denuar , ose veprimtaret e korrupsionit , ose shpifesit . Nuk mund te perparoje shoqeria ne mes te ketyre fundurinave . C'do gje eshte e qart ; ose te zbatohet ligji -nje per te gjithe - , ose shqipetaret e ndershem te largohen nga ai vend me qenie kaq te felliqura .

    Përgjigju
    • Luli: 13/03/2021 11:02

      Po kjo sa dha kur u fut ne parti.. ose me sakte cfare dha? Ca kontributi ka kjo ne PD aman... pyeteni njehere valvonen, po to qe kishin paguar a i moren leket mbrapsh kur lane mandatin? Valbona me shoqe jane kto bundrat e sistemit qe luftojne per KCK andej nga e majta me keto sherbime qe i bejne publikisht te gjatit. Jepi bona KCK se tek PD e mbarove stazhin..

  • Shaban: 13/03/2021 09:43

    Ska asnje habi, ajo ka thene nje te vertete te madhe qe te gjithe e dime, mbase te shuma kemi mosdakortesi por te pagesa jemi te gjithe te informuar qe ekziston.

    Përgjigju
  • Igor: 13/03/2021 09:12

    Po patjeter ndryshe si mundet Lulzim Basha te jetoj ne nji ville prej 3000 euro ne muaj,shtet i koruptuar .

    Përgjigju
  • Rrok Noci: 13/03/2021 08:33

    Jo ja çojn tek zyra me uber Eurot , Sa njerez te ndyre dhe te lig , numri I llogaris verifikohet , lloj lloj plerash mban kjo toke .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë