287 mln $ detyrime të prapambetura
MF publikon listën e subjekteve

TIRANE- Ministria e Financave ka alokuar 287 milionë dollarë deri më 20 qershor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në disa sektorë. Në kuadër të Strategjisë së Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura e të planit të veprimit ndaj biznesit dhe individëve, të miratuar me vendim të qeverisë në muajin shkurt 2014, Ministria e Financave pas mbledhjes së informacionit nga Degët e Thesareve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listat me subjektet dhe faturat për likuidim.
 
Nga fondet e alokuara do të bëhet shlyerja për detyrimeve të prapambetura për: investimet publike (janë alokuar 84 milionë dollarë), shpenzimeve korrente për mallra dhe shërbime dhe kategorinë të tjera (janë alokuar rreth 61 milionë dollarë), rimbursimit të TVSH (janë alokuar rreth 97 milionë dollarë) dhe atij energjetik rreth 45 milionë dollarë.
 
“Nëse llogarisim edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, ku janë shlyer rreth 20 milionë dollarë detyrime për personat me aftësi të kufizuar dhe 30 milionë dollarë për sektorin e infrastrukturës rrugore, në total fatura e borxheve të vjetra të alokuara deri më tani arrin gati 337 milionë dollarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
 
Ndërkaq, bëhet me dije se në buxhetin e vitit 2014, në kuadër të kësaj strategjie është parashikuar të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura.
 
Po kështu sa i takon rimbursimit të TVSH-së, Ministria e Financave ka shpallur edhe listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013
“Në lidhje me rimbursimin e TVSH, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministria e Financës ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 97 milionë dollarë. Për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike Ministria ka procesuar deri në vitin 2012, përsa i përket shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për shpenzimet korente, aktualisht është proceduar me sektorin e shëndetësisë dhe në kategorinë të tjera janë proceduar vendimet gjyqësore dhe shpronësime”, thuhet në njoftim.
 
Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë individëve dhe subjekteve private, të verifikojnë listat e detyrimeve të çelura dhe të publikuara në web-sitin e Ministrisë (të hedhura në Thesar) dhe nëse janë pjesë e tyre të paraqiten pranë institucioneve përkatëse me të cilin kanë marrëveshjen kontraktuale për procedim të mëtejshëm.

Ja listat e detyrimeve të prapambetura në http://www.financa.gov.al/al/program/shlyerja-e-detyrimeve-te-prapambetura
Shlyerja e Detyrimeve të Prapambetura
(Tabela përmbledhëse e ecurisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura deri më datë 20.06.2014)
 

Për investime janë çelur llogari nga shteti për 8.4 miliardë lekë dhe janë paguar deri tani 3.6 miliardë, ose 42% e shifrës së çelur. Lidhur me detyrimet e shtetit për kontrata të papaguara në mallra e shërbime, janë çelur 2.4 miliardë lekë dhe janë tërhequr nga subjektet private 2.2 miliardë ose 94%. Është hapur një fond për rimbursimin e TVSH-së në masën 9.7 miliardë lekë dhe janë paguar deri tani afro 8 miliardë ose 82% e shumës. Për detyrime të prapambetura, të tilla si vendime gjyqësore, emergjenca civile, shpronësime, etj janë çelur fonde për një total 3.8 miliardë lekë dhe janë paguar tashmë vetëm 0.5 miliardë lekë ose 12% e shumës.

Në total, sipas statistikave të Financave, nga fondet e çelura prej qeverisë, kanë kaluar tashmë në duar të privatit 59% e tyre. Pjesa tjetër duhet të tërhiqet nga kompanitë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti