Fierakja që tentoi të kalonte drogë në kufirin grek me autobus/EMRI

Fierakja që tentoi të kalonte drogë në kufirin grek me autobus/EMRI

Droga e sekuestruar

Kapen 10 kg marijuanë në autobusin e linjës Kakavijë-Janinë. Droga u kap nga policia greke pas një kontrolli të imtësishëm.
Droga ishte e ndarë në dy pako me peshe totale 10 kg 650 gram u gjet ne bagazhet e një 28-vjeçareje shqiptare, Izaura Musa, nga Fieri.
Asaj ju gjet dhe një pako me 194,6 gram hashash çokollate.
Policia ka bërë një sqarim lidhur me arrestimin e 28-vjeçares nga Fieri ku thotë se Musa ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga policia shqiptare edhe nga policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 ditë më vonë, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobuzin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhetuar nga Kakavija drejt Janines.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek. Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janines, prej kohësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI