29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024, opozita kundër: Pabarazi, do të sjellë emigrimin e tyre

29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024, opozita kundër: Pabarazi, do të sjellë emigrimin e tyre

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Për Partinë Demokratike kjo është goditje ndaj shtresës më vitale të shoqërisë, e që për rrjedhojë do të sjellë rritje të çmimit të shërbimeve, reduktim të investimeve të planifikuara e më pak vende të reja pune.

“Me tatimin e ri ndaj profesioneve të lira, qeveria socialiste po inkurajon mbylljen dhe largimin e tyre.  Ky tatim dëmton konkurencën e lirë në treg, pasi krijon pabarazi në kushtet e të bërit biznesi, ku biznesi i vogël ka 0 tatim dhe nga ana tjetër ku oligarkët e qeverisë tatohen disa herë më pak për dividentin”, tha në një reagim në rrjetet sociale nënkryetarja e PD Oriola Pampuri.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Partia e Lirisë. Sipas deputetes Erisa Xhixho, vendosja e kësaj takes do t’i detyrojë shumë prej ofruesve të këtyre shërbimeve të marrin rrugën e emigrimit.

‘Vendosja e kësaj takse në kulmin e krizës së çmimeve do t’i detyrojë shumë prej ofruesve të këtyre shërbimeve të marrin rrugën e emigrimit. Përfitimi i qeverisë nga ky taksim do të arrijë plot 2 miliard lekë ose 20 milion dollarë. Këto para do të shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për koncesione e inceneratorë që nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë sa herë qeverisë nuk i dalin llogaritë dhe i duhen para për të mbyllur aferat e saj. Partia e Lirisë është e bindur se një sistem taksimi i pabarabartë dhe i pandershëm, në kushtet e krizës, kur qeveria duhet të mbështesë e jo të vjelë më shumë taksa, është arsyeja e mungesës së stabilitetit dhe të garancisë për të ardhmen si dhe mungesës së investimeve të huaja.’- tha Xhixho.

Lista për profesionet e lira u miratua pak javë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave. Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione. Në këtë listë futet fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juriste, avokatë, kontabiliste, arkitekt, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dheniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhese, aktivitetet e argëtimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 05/01/2024 02:05

    po te paguajne ore legenat se jan bere dentistat miljardera po blejne me kesh nja 5 pal shpi, te paguajne qe cke me te. ne cdo vend te botes edhe ai qe shet fara paguan, ktu kan gjet parajsen kta legenat sduan te paguajne asnje lek. Ena cajne trapin ca legena ktu jo do emigrojne jo lesh me qime, nuk ikin ore jo ktu do rine si legena se neper bot do lajne halet e botes e do jen fundi i shoqerise.

    Përgjigju
  • Iris: 05/01/2024 01:53

    Po pse mor zoterinj,kujtoni se po iken jashte e po i bene ato profesione ne bote e jo ne Shqiperi,nuk do te taksohen ne vendet ku do te shkojne?! Nuk ka shpetim,kudo te shkosh ,te taksojne dhe nuk pyesin sa fiton dhe si i fiton.Ketu ku jam une edhe 600 $ te fitosh ne nje llotari,te kerkojne ID dhe pse e kerkojne?-Qe kur te vije dita kur ploteson formularin e taksave,te te taksojne! Dhe nje dhome,apo garazh te vogel t'a japesh me qira,duhet te lajmerosh organet e taksave.Ju kujtohet Al Capone,sa vrasje ka bere,por ama u denua per mospagim taksash per trafikun/shitjen e alkoolit,megjithese ishte e ndaluar shitja dhe perdorimi i tij ne ate kohe,por taksat e futen ne burg!

    Përgjigju
    • Strazimiri: 09/01/2024 12:57

      Ti Taqi dukesh nga ata qe voton 1 here ne 4 vjet Ramen dhe ankohesh vetem kur ju preken interesat, felliqesira

    • Taqi: 09/01/2024 12:49

      Ju te PS vetem emrat keni te ndryshem, lekuren e keni te njejte. O rilindasit e shquar. Po i vdisni njerezit per buke e nuk ju intereson se largohen. Pse nuk vjen ti i nderuar te paguash taksen ne vendin tend? Pse nuk vjen dhe ti te kontribosh ne te miren kolektive? Apo vetem per votime ke pergjegjesi per te ardhur?

  • Gjermani o Gjermani: 04/01/2024 19:53

    Jepi te keqen, deri ne fund planin. Le te ngelen vetem pleq e kriminele ne kete vend.

    Përgjigju
  • denis: 04/01/2024 16:43

    Sigurisht qe kjo opozite e dhier cdo gje e kundeshton por ne kete kohe qe largimi nga vendi eshte shqetesues kjo sigurisht qe do ta shtoi sepse sot vendet e zhvilluara kane nevoi pe fuqi puntore prandaj hapini syte dhe deni letesira se nuk do vjeni as punetor pastrimi e jo me profesioniste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion