TIRANË- Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.
Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione.
Në këtë listë futet fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juriste, avokatë, kontabiliste, arkitekt, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dheniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhese, aktivitetet e argëtimit.
Këta persona deri tani, pa hyrë ligji në fuqi, rezultojnë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si person fizik, dhe paguajnë vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore.
Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se pjesë e taksimit do të bëhen rreth 29 mijë profesionistë të litë, dhe efekti pozitiv në buxhetin e shtetit për vitin që vjen përllogaritet 30 mln euro. Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.
Ndërsa për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.
Ligjin për tatimin mbi të ardhurat që mori vulën e Kuvendit në mars të 2023-shit, për herë të parë bën pjesë të skemës të re të taksimit, edhe personat që përdorin platformat elektronike si Tik-Tok, Instagram, You Tube, Google dhe që marrin fitime prej tyre. Ata do të tatohen 15%.
E njëjta taksë, 15%, është edhe për personat që japin banesa me shërbimin Airbnb dhe Booking. Pra thënë më thjesht, një qytetar që ka nxjerrë në booking, marrim shembull, një dhomë pushimi, në fund të vitit, do paguajë taksë 15% mbi fitimin vjetor.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) 169 profesione të lira që do tatohen nga 1 janari 2024
Profesionisti duhet të paguajë tatimin por si do të përjashtojë shpenzimet e tij? Tatimi mbi të ardhurat është për të ardhurat neto, jo për hyrjet e parave (brutto)
PërgjigjuMe ne fund shtetit i erdhen trute, ose i kishte por ja kishte futur gjumit. Taksim i vonuar 2 vjet. U jepte mundesi bizneseve te medha te sherbimeve te benin evazion fiskal per kokrren e qejfit "me regulla ligjore"
PërgjigjuDo jete drejte qe ne cdo shoqeri te taksohej pasuria dhe jo puna.
PërgjigjuDi gje kryeministri per kete pune?Sikur tha qe deri ne 2029 nuk do kete tatim fitim.
PërgjigjuPO ÇKRIEMINISTER MORE... AI SDI KU KA MINISTRA E ZV.KRYEMISTRA CA NE BURG E CA NE KERKIM.... PO FALJA SE ESHTE NAIV, JA KAN ME TE FYTME ATA POSHT TIJE... AI NUK DI GJE. TA THOMI UN...
Qoka e rradhës për Gjermaninë, ashtu siç refugjatët në Shëngjin me pakt të fshehtë. Në vazhdim e sigurtë që do dëgjojmë thënien: Ligj i bërë që të ndihmojmë Gjermaninë me profesionistë
Përgjigjuligji eshte nje turp, ndaj dhe Gjykata Kushtetuese duhet te shqyrtoje: 1. ne asnje vend te evropes nuk taksohet natyra e veprimtarise por e ardhura; 2. taksimi i veprimtarise per shkak te nivelit te shkollimit eshte diskriminues; 3. nese do te aplikohej logjika e taksimit mbi veprimtarine tregtare dhe jo te arrdhuren edhe ne bizneset tregtare mbi 14 milion lek, duhet te vendosim qe kompanite e tregtimit te hidrokarbureve te taksoheshin me 40%, ato te ndertimit me 35%, prodhimi i energjise me 30% etj; 4. Norma tatimore 15 dhe 23% eshte poshteruese dhe shkaterruese pasi nuk mund te taksohet i vetpunesuara njelloj si ai qe eshte ne marredhenie pune.
PërgjigjuKy ligj i gabuar do ti beje profesionet e lira te levizin drejt kosoves qe kane taksa shume uleta nga atje te behet perseri biznesi nje gabim shume i madh levizja prof lira qe Jane motori inteligjent dhe elektrone lira levizjes shoqerise ne kerkim dhe rritje cilesi produkti , por meqe gjashte vendet e ballkanit perendimor kane liberalizuar tregun i bie nje levizje masive drejt kosoves per arsye klimes me te mire biznesi , ndaj 23% eshte shume ndoshta 10% do ishte me mire por meqe ligji qenkerka bere besoj nga viti i brishte ne vijim deri ne dy apo tre vite te tjera do kete rrjedhje te cilesise drejt kosoves per qeshtje ekonomie dhe mjedis biznesi nje gabim tjeter i politikave drit shkurter qe nuk forcojne faktorin vendas te prodh apo sherbimeve!
PërgjigjuAvokati eshte vetem 1 nga 167 profesione por nje arkitekt apo nje fotograf ne kosove nuk paguan asgje deri sot ndaj thelbi eshte qe edhe truri i lire do kaloje gjiro ne open ballkon , thash Kosove por mund te thonin dhe open blakan meqe tani ka dhe njohje kualifikimesh! Sa per duty fre ta shohim me dylbi ne miqte e gjin bua Shpata se vetem qofte dhe mish lejohet gjerat madhore jane me makaron e me shoke nuk i bie elites se prof lira ta bejne , gjithsesi pertej shakave deri ne 5-7% tatim do ishte ne rregull por 23 sic thuhet eshte pak si shume , gjithsesi mbetet per tu pare , rendesi ka te kemi shendet se te tjerat iken me kohe bashke me shqiponjat
PO QE KE TE DREJT TI... TE IKI E UN AVOKAT ne KOSOVE... TE SHPIK DHE PPP. TE BEHEM DHE ARKITEKT TE HAP DHE NJE AEROPORT ME DUTY FREE...
Hic mos lini asnje pike te pikoje, vetem oligarket marrin avantazhe
Përgjigju