Ish- të përndjekurit politikë kanë protestuar për 29 Nëntorin me një marshim nga Sheshi ‘Skënderbej’ e për tu ndalur në bulevard, përpara Kryeministrisë. Në mesin e tyre ishte edhe deputeti i PD, Aldo Bumçi.
 
“Ne sot i kujtojmë shoqërisë se çfarë solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, ku mbi 6 mijë vetë u pushkatuan, mbi 50 mijë familje të internuar që nga mosha 1 vjeç deri në moshën 19-vjeçare. Në çdo datë 29 Nëntor ne do të kujtojmë krimet që ka bërë kjo parti dhe që kanë bërë komunistët”, tha kreu i Institutit të ish-të përndjekurve Besim Ndregjoni.

ish te perndjekurit


Ish-të përndjekurit kanë thënë se rruga drejt Bashkimit Europian nis me ndëshkimin e figurës së diktatorit Hoxha.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)