TIRANE- Qindra qytetarë kanë vërshuar paraditen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Qeveria për Ditën e Çlirimit dhe festës së Natës së Bardhë. Ndryshe nga dy ditë më parë, në Ditën e Pavarësisë, kur numri i aktiviteteve ishte i limituar, dje kryeqyteti ka përjetuar një atmosferë ndryshe.
Dita e Çlirimit
Pjesëmarrja e veteranëve por edhe qytetarëve të tjerë në Varrezat e Dëshmorëve ka qenë e madhe, gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar dje. E ndërsa ata që nuk i janë bashkuar kësaj ceremonie iu drejtuan zyrave të kryesisë së Kuvendit e cila ishte hapur dhe mund të vizitohej nga kushdo që kishte interes për të parë nga afër vendin ku votohen ligjet.
Po kështu, në të njëjtat ambiente ishte çelur edhe një galeri me fotografi dhe video me moment nga lufta nacional-çlirimtare. Grupmosha të ndryshme shihnin me kureshtje fotot e ekspozuara dhe mbishkrimet që ato mbanin. “Duke qenë se ishte ditë feste dhe do të kishte disa institucione të hapura vendosëm të dalim dhe të shohim, pasi për ne qytetarët e thjeshtë rrallë të bie në jetë të futesh në këto ambiente. Realisht ishte një kënaqësi e veçantë” pohon një qytetare. Po kështu, dyndje të mëdha kishte edhe gjatë pasdites së djeshme në ekspozitën “Këndvështrime” të çelur tek Holli Protokollar i Kryeministrisë.
Nata e Bardhë
Kulmi i aktiviteteve të djeshme ka qenë pikërisht festimet e Natës së Bardhë, dhe pikërisht koncerti i organizuar në Sheshin “Nënë Tereza”, ku e pranishme ishte edhe këngëtarja me famë botërore Jessie J. Po kështu të tjerë pjesëmarrës kanë qenë edhe këngëtarët shqiptarë, Alban Skënderaj dhe El Elhaida Dani. Prania e këtyre këngëtarëve ka bërë që sheshit ti drejtoheshin me qindra të rinj, të cilët sfiduan edhe pikat e shiut, vetëm e vetëm për të shijuar atmosferën festive si dhe muzikën e interpretuar nga artistët.
Por, për herë të parë kryeqytetasit dje kanë shijuar edhe festivalin e dritave, ku projeksione të ndryshme janë hedhur në fasadën e Kryeministrisë dhe atë të Kuvendit. Projeksionet janë pamje filmike, ku pasqyrohet njëkohësisht, e kaluara e historisë së Shqipërisë, dhe ndryshimet e vendit në ditët e sotme, duke dhënë kështu një panoramë njëkohësisht të së shkuarës dhe së tashmes.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com