Saktësisht 29 vjet kanë kaluar që nga vdekja e Zonjës Diana më 31 gusht 1997, në një aksident me makinë në Tunelin Alma në Paris. E lindur më 1 korrik 1961, Diana Frances Spencer - emri i lindjes i princeshës - do të mbushte 65 vjeç këtë vit. Nga rinia e saj deri te dasma e saj mbretërore, nga amësia deri te angazhimi i saj shoqëror, ja disa nga momentet më të rëndësishme në jetën e Zonjës Diana.

Princesha Diana
Martesa
Më prejardhje nga një prej familjeve më të vjetra dhe më të rëndësishme britanike, Diana u takua me Charles në festën e 30-vjetorit të ditëlindjes së princit. Deri vonë, Charles kishte qenë duke dalë me motrën e saj të madhe, Sarah. Të dy u fejuan në vitin 1981 dhe u martuan më 29 korrik të të njëjtit vit. Dasma e tyre përrallore u transmetua në të gjithë botën.

Dasma e Diana dhe Charles
Lindja e fëmijëve William dhe Harry
Martesa midis Charles (aktualisht mbret) dhe Dianës, të ci;ët u bënë çifti princëror i Uellsit, nuk ishte e lumtur. Të dy u panë vetëm një duzinë herë para se të fejoheshin, dhe vetëm pesë muaj pas dasmës së tyre, ata njoftuan shtatzëninë e tyre të parë. Djali i tyre i parë, William, lindi në vitin 1982, dhe djali i tyre i dytë, Harry, erdhi në jetë në vitin 1984.

Dasma e Diana dhe Charles
Angazhimi në çështje sociale
Ishin gjithashtu vitet kur Diana filloi të angazhohej në çështje bamirësie dhe fitoi opinionin publik. Ajo e bëri këtë, për shembull, duke iu afruar pacientëve që vuanin nga sëmundje të caktuara dhe duke demonstruar se kontakti me ta ishte i sigurt. Këtë angazhim ndaj më të dobtëve, Lady D do ta mbante gjatë gjithë jetës së saj.

Princeshë Diana duke vizituar një djalë të sëmurë
Kriza mes Dianës dhe Charles
Ndërkohë, kriza midis Dianës dhe Charles u thellua. Në vitin 1987, të dy jetonin jetë të ndara dhe lajmi u bë publik. Këto ishin vite në të cilat dolën në dritë vështirësitë - të cilat ndikuan edhe në shëndetin e saj - të një princeshe e cila, siç dokumentohet në shumë libra dhe filma, dukej e mbingarkuar nga jeta mbretërore.

Princeshë Diana dhe Princi Charles
Kriza martesore
Vitet 1990 shënuan një periudhë krize të thellë, e cila çoi në ndarjen e dy bashkëshorteve mbretëror, të cilat, nëpërmjet miqve të ngushtë dhe deklaratave të ndryshme për shtypin, filluan të fajësonin njëri-tjetrin për dështimin e martesës së tyre. Charles fajëson Dianën se e tradhtoi me instruktorin e tij të hipizmit, Major James Hewitt. Megjithatë, Diana sheh e vetmuar se si Charles, kthehet te e dashura e tij e përkushtuar, gruaja dhe mbretëresha aktuale, Camilla Shand (atëherë Camilla Parker-Bowles).

Mbretëreshë Camilla
Libra dhe filma për jetën e Lady D
Libra, biografi dhe filma të shumtë që eksplorojnë sekretet dhe pakënaqësitë e çiftit u publikuan gjatë atyre viteve. Më i rëndësishmi është “Historia e Vërtetë e Lady D”, një film artistik i bazuar në librin e Andrew Morton, “Diana: Historia e saj e Vërtetë”. Në vitin 2021, Pablo Larraín publikoi filmin biografik “Spencer”. Seriali The Croën (Kurora) është gjithashtu i njohur.

Princeshë Diana dhe Princi Charles
Intervista e famshme për BBC-në
Intervista që ajo dha për BBC-në më 20 nëntor 1995, në të cilën Diana, shqiptoi replikën e famshme: "Ishim tre veta në këtë martesë, paksa shumë e e populluar”. Pas kësaj interviste, Mbretëresha i shkroi çiftit, duke kërkuar divorcin e tyre. Në maj 2021, një hetim i pavarur i porositur nga vetë BBC zbuloi se intervista ishte marrë përmes një mashtrimi, duke shkaktuar një polemikë të hidhur midis familjes mbretërore dhe transmetuesit.

Princeshë Diana dhe Flavio Briattore, drejtori i Benetton Formula 1
Divorci
I bërë zyrtar më 28 gusht 1996, divorci shënoi një kapitull të ri në jetën e princeshës, e cila megjithatë mbeti anëtare e familjes mbretërore. E përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi dramën e minave tokësore, në gusht 1997 - disa ditë para vdekjes së saj - Diana vizitoi Bosnjën dhe Hercegovinën me Jerry Bianco dhe Ken Rutherford të Rrjetit të të Mbijetuarve nga Minat Tokësore.

Princeshë Diana, Princi Charles dhe dy djemtë e tyre, William e Harry
Vdekja tragjike
Më 31 gusht 1997, Lady D, ishte me biznesmenin Dodi Al-Fayed. Të dy sapo kishin kaluar pushimet me varkë në jug të Francës, përpara se të ndalonin në Paris dhe të ktheheshin në Londër. Me një shpejtësi të çmendur, për t'i shpëtuar fotografëve, shoferi i makinës së tyre, në manovra e sipër, përplaset me një nga shtyllat e nënkalimit Pont d’Alma, dhe çifti humbet jetën: Al-Fayed vdes në vend, ndërsa Lady D pak orë më pas në spital.
Lady D, pavarësisht vdekjes së saj të parakohshme dhe marrëdhënies së trazuar me Charles, ka arritur të fitojë njohje dhe dashuri jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë botën./Tg24

Princi Charles dhe princat William e Harry në funeralin e Princeshës Diana












Komente
Komento