29 vjeçari shqiptar në Angli dënohet me 7 vite burg për përdhunimin e të resë që e ftoi në shtëpi pasi u njohën në restorant

29 vjeçari shqiptar në Angli dënohet me 7 vite burg për përdhunimin e të resë që e ftoi në shtëpi pasi u njohën në restorant

Klodjan Samurri

Shqiptari, Klodjan Samurri, 29 vjeç është dënuar me shtatë vite burg nën akuzën se dhunoi seksualisht një grua në Britani të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në 26 qershor të vitit 2021 kur Samurri i cili punonte si korrier i mallrave me furgon, u takua me viktimën dhe shkuan në shtëpinë e shoqes së kësaj të fundit. Viktima tha në gjykatë se ishte shtrirë në krevat dhe ishte zgjuar “teksa Samurri po kryente veprime seksuale me të”.

Samurri i mohoi të dy akuzat e përdhunimiy, por u shpall fajtor për njërën prej tyre. Ai u dënua me shtatë vjet burg dhe do të shënohet në regjistrin e dhunuesve seksualë. Vajza tha se kishte qenë në bar me disa miqtë e saj në zonën Holloëay, natën kur u njoh me Samurri.

Prokurorja Katrina Charles tha: “Ata hëngrën dhe u larguan rreth orës 12.00. Duke ecur në këmbë rrugës vajzat ndaluan në një restorant italian që frekuentohej nga miqtë që merrnin shpesh pica aty”.

“Duka biseduar me stafin e picerisë ato u njohën me tre djem, një prej të cilëve ishte Klodjan Samurri. Ato po qëndronin jashtë sepse ishte qershor, u ulën biseduan dhe morën disa pije”, tha zonja  Charles. Ato vazhduan të festonin dhe pranuan të shkonin në shtëpinë e njërit prej të pranishmëve”.

Prokurorja Charles tha se djemve iu bë e qartë se ishin ftuar të vinin në shtëpinë e një prej vajzave “por jo për të kaluar natën aty. Ato i përcaktuan kufijtë”, tha prokurorja. “Kur ato u kthyen në shtëpi akuzuesja nuk ndjehej mirë prej alkoolit të konsumuar dhe shkoi në krevat, duke fikur dritën. Mikeshat e saj thotë se ajo mezi arrinte të fliste. Një prej tyre pa që Samurri shkoi në dhomën e viktimës “për të pyetur nëse ishte mirë”. Ajo i tha të mos shkonte në dhomën e saj se po flinte, kjo iu bë e qartë të akuzuarit”, tha prokurorja.

Ka qenë prej vajzave shkoi më pas në dhomë dhe pa që i akuzuari po tentonte të bënte seks me akuzuesen.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/12/2022 17:39

    Hë vëllai ia vlejti barra qiranë? Me paret që ke paguar avokatin do kishe bërë qejf 1 muaj përnatë, shtoji dhe 7 vite mbyllur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës