3 aksione në Greqi/ Kapen
shqiptarët me drogë dhe armë

3 aksione në Greqi/ Kapen<br />shqiptarët me drogë dhe armë<br>
Një 34-vjeçar shqiptar i akuzuar për importimin, transportimin dhe zotërimin e drogës me qëllim trafikimin dhe futjen e paligjshme në Greqi u arrestua dje pastide pranë kufirit greko-shqiptar teksa po transportonte të paktën 46 kg kanabis.

Në bazë të njoftimit të policisë, personit të arrestuar iu gjet edhe një sasi tjetër kanabisi në një zonë të thyer në Kato Lavdani, pranë Janinës, të cilën ai e kishte importuar më herët duke e kaluar gjithashtu nga kufiri shqiptaro-grek.

Atij iu sekuestruan tre çanta ku kishte 16 shishe me kabanis, të cilat peshonin 46 kilogramë e 600 gramë.

Në një tjetër aksion, gjatë orëve të vona të natës së djeshme, policia greke në Kos arrestoi dy shqiptarë, të moshave 31 dhe 25 vjeçare, të cilët akuzohen për trafik droge, armësh dhe qëndrimi të paligjshëm.

Në kuadër të hetimeve për rastet e trafikut të drogës, sot në mëngjes në qytetin e Kos-it në pranainë e një oficeri gjyqësor, u krye një operacion në një dhomë hoteli ku të pandehurit po qëndronin dhe ku u kapën në zotërimin e:

478 gramëve kanabis, të vendosura në dy pako, 12 gramëve kokainë, të ndara në dy paketime, një sasi të madhe parash, një thikë, 3 celularë.

Gjithashtu, një tjetër 41-vjeçar shqiptar ra në pranga dje pasi u kap duke drejtuar një automjet, në brendësi të të cilit transportonte 66.5 kg kanabis në zonën e ​​Elassona-s në Greqi.

Brenda veturës, u sekuestruan edhe tre cëlularë si dhe 350 euro.

Sipas hetimeve, 41-vjeçari shqiptar, i cili nuk kishte leje drejtimi dhe kishte hyrë ilegalisht në Greqi, e kishte marrë veturën pranë kufirit greko-shqiptar.

Personi i arrestuar do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Larisas.

greqi

(Foto e drogës së sekuestruar në një nga aksionet)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut